Boris Johnson nuk do të garojë për kreun e Partisë Konservatore

0

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se nuk do të garojë për të marrë udhëheqjen e Partisë Konservatore.

Ai thotë se pavarësisht se ka pasur mbështetjen e deputetëve për të kandiduar, kishte arritur në përfundimin se kjo nuk do të ishte gjëja e duhur për të bërë, shkruan bbc.

Përmes një deklarate, Johnson u shpreh se nuk mund të qeverisësh në mënyrë efektive, nëse nuk ke një parti të bashkuar në Parlament.

Megjithëse, theksoi se mund ta dërgonte drejt fitores Partinë Konservatore në zgjedhjet e vitit 2024.

Britania e Madhe ndodhet në ujëra të turbullta pas dorëheqjes së Liz Truss. Vendimi i saj erdhi pas politikave të gabuara ekonomike dhe presionit nga brenda partisë së saj.

Partia konservatore në pushtet ka konfirmuar ndërkohë se pasuesi i Truss do të emërohet së shpejti pas një procesi të brendshëm zgjedhor.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu