Ilirjan Celibashi ka folur sot nga Himara teksa ka konfirmuar se rreth 6 mijë votues figurojnë me karta identiteti të skaduara.
Por sipas kreut të KQZ shtyrja e afatit të tyre nuk varet nga inctitucioni që ai drejton.
“Është e vërtetë që janë 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme. Do të duhet të them që e njëjta shifër votuesish ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluara. Përse për këto zgjedhje nuk u mor vendim nga qeveria për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit nuk mund ta them.
Nuk kemi pasur një komunimi ditën e sotme se nuk është se do të kishte zgjidhje ditën e sotme. Kjo cështje do të duhej të ishte zgjidhur më parë.
Është një cështje që lidhet me interesin e votuesve për të disponuar një dokument identifikimi e më pas autoritetet përgjegjëse shtetërore duhej t’i përgjigjeshin interesit. E njëjta gjë qëndron dhe për partitë”, tha ai.
Për mediat Celibashi shtoi se është shënuar vetëm një incident në Lukovë me gazetarës dhe operatorët.
Ilirjan Celibashi: Në përgjithësi, procesi ka shkuar qetë. Ka pasur raste ku janë evidentuar problematika. Ne kemi raportime për një qendër ku ka pasur persona të paautorizuar dhe mbanin shënim personat që hynin për të votuar. Kanë ndërhyrë komisionerët dhe kjo situatë është zgjedhur. Një incident në Lukovë me përfaqësues të mediave që nuk janë lejuar të hynin në qendrat e votimit. Në Shqipëri është e lejuar. Nëse ndonjëri nga komisionerët nuk ndihet komod, i lirë të lërë detyrën. Nëse komisionerët mbajnë këtë qëndrim, do të thotë se kanë llogaritur dhe pasoja.