Banka Botërore ka prezantuar sot raportin për ekonominë për Ballkanin Perëndimor 2022.
Edhe për Bankën Botërore, lufta në Ukrainë ka frenuar rritjen ekonomike.
Sipas raportit në vitin 2022 rritja ekonomike parashikohet të kapë shifrën 3.2%.
Në tre muajt e parë të vitit 2022, ekonomia u rrit me 6% sipas BB-së, për shkak të konsumit, investimeve dhe eksporteve.
Ndërsa tregu i punës, po sipas të njëjtit raport, ka shënuar përmirësim dhe papunësia ka rënë me 11.3%.
Ndër të tjera thuhet se rritja e çmimeve të ushqimeve ka nxitur qeverinë të shtojë alokimet buxhetore për të përkrahur grupet më të prekshme, siç janë shtresat në nevojë.
Por kjo nuk do të thotë së rritja e çmimeve nuk do të ketë ndikim negativ për shtresat e varfra.