CNN: Edi Rama i dha McGonigal licencë për shpime nafte, në këmbim nisi hetimet për një rast lobimi

0

brëmjen e djeshme ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal, pranoi se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumenteve në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin të Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka.

CNN thekson se gjatë kohës që McGonigal ishte në FBI, t u takuan me kryeministrin Edi Rama dhe mori prej tij një licencë për shpim në fusha nafte.

Artikulli i plotë:

McGonigal, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të fshehjes së fakteve materiale në Uashington, i tha gjykatësit federal gjatë seancës së tij për pranimin e fajësisë se individi ishte miku i tij dhe se ata po planifikonin të nisnin një firmë këshillimi së bashku kur McGonigal të dilte në pension nga FBI.

Paratë, tha McGonigal, ishin pjesë e një kredie për atë biznes- megjithëse në deklaratën e fakteve që lidhen me marrëveshjen e pranimit të fajësisë, McGonigal ra dakord se nuk kishte kushte për kredinë dhe se ai nuk e ktheu kurrë atë.

Gjatë kohës që McGonigal ishte në FBI, të dy udhëtuan disa herë në Shqipëri dhe u takuan me kryeministrin e vendit. McGonigal kërkoi te kryeministri licencë për shpimin në fushat e naftës për llogari të ish-punonjësit të inteligjencës, i cili kishte interesa financiare në këtë drejtim.

Takimet jashtë shtetit, të cilat ai nuk ia zbuloi FBI-së, ishin për të zhvilluar marrëdhënie të mundshme biznesi, tha McGonigal. Ai gjithashtu i tha gjykatës se e dinte se përfshirja në biznes personal nuk lejohej, ndërsa punonte për FBI-në dhe i kërkoi falje byrosë dhe gruas së tij.

Sipas deklaratës së fakteve, FBI hapi gjithashtu një hetim ndaj një shtetasi amerikan, i cili po lobonte për një parti politike në Shqipëri, ‘bazuar pjesërisht në informacionin e dhënë nga i pandehuri McGonigal dhe drejtimin e tij’.

Në hetim, partneri i mundshëm i biznesit i McGonigal veproi si një burim njerëzor konfidencial për hetimin, dhe një kontakt i huaj shqiptar që kishte takuar McGonigal, ndihmoi në lehtësimin e takimeve me dëshmitarët në Europë dhe në FBI, përfshi këtu pagesat për shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarëve.

McGonigal do të dënohet për rastin e Uashingtonit në shkurt. Ai përballet me një maksimum prej pesë vitesh, megjithëse mund të dënohet me shumë më pak.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu