“Kulmi i shembur I stacionit hekurudhor në Novi Sad dhe vdekja atje e 15 qytetareve te pafajshem, është bërë simbol i fuqishëm i asaj që shumë serbë e shohin si korrupsion në zemër të shtetit, i lulëzuar nga sundimi 12-vjeçar i Presidentit Aleksandër Vuçiç” – keshtu shkruan gjigandi CNN.
Protestat e drejtuara nga studentët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dokumenteve dhe rezultojnë të jenë aq të mëdha dhe jetëgjata sa disa pyesin nëse ato mund t’i japin fund mbretërimit të Vuçiçit, I cili e ka dominuar Serbinë që kur u bë kryeministër në vitin 2014 dhe pastaj president tre vjet më vonë.
Ish-ministri i Informacionit nën regjimin brutal jugosllav të Sllobodan Millosheviçit, Vuçiç e ka degraduar demokracinë serbe, teksa ‘Freedom House’ se fundmi vlerësoi se Serbia ra ne renditje nga statusi i një vendi “të lirë” në një “pjesërisht të lirë”, duke përmendur sulmet ndaj mediave dhe përqendrimin e pushtetit në duart e presidentit.
Megjithatë edhe kritikët e tij pranojnë se ai është një operator politik i aftë. Në një botë gjithnjë e më shumëpolare, vende si Serbia – një fuqi rajonale që Perëndimi po përpiqet ta ndajë nga aleati i tij historik Rusia – kanë mundësi të shumta. Për Moskën, Serbia mund të ndalojë zgjerimin drejt perëndimit të shteteve të tjera të Ballkanit. Për Evropën, Serbia eshte një minierë e mundshme litiumi, që mund të jetë çelësi për tranzicionin e gjelbër, kurse për Kinën, Serbia ofron mundësi për të zgjeruar ndikimin e saj përmes Iniciativës ‘Brez dhe Rrugë’.
Edhe disa në Shtetet e Bashkuara kanë interes për vendin. Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, thuhet se po punon për një marrëveshje për të ndërtuar një hotel të markës Trump në Beograd, me financim nga vende të ndryshme të Gjirit.
Për Serbinë, kjo qasje transaksionale mund të mos përfaqësojë një ideologji koherente – ajo i shet armë Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë – dhe e gjitja kjo është dëshmuar si kosto-efektive.
Serbia ka siguruar furnizime me gaz rus, infrastrukturë kineze, investime evropiane, madje edhe projekte magjepsëse ndërtimi amerikane