Dallimi mes administrimit të ditës dhe ndërtimit të së nesërmes

0

Shkruan Zef Ndreka

Kjo pamje e fotove flet vetë, pa pasur nevojë për shumë fjalë.
Në të njëjtën ditë, në të njëjtin qark, por me tre realitete krejt të ndryshme në bashkitë respektive.
Në njërën anë, konkretisht në Mirditë, mbledhje për të miratuar prekjen e fondeve rezervë, pra administrim emergjencash, po zhvillim.
Në tjetrën foto, në Kurbin shfaqën inaugurime rrugësh, urash e kanalesh, pra zhvillim që shfaqet si ceremoni.
Në anën tjetër, konkretisht në Lezhë shihen punime dhe investime reale në terren, zhvillime që matet me kilometra, jo me fjalë, shihen ceremoni inaugurimesh dhe më tej punë.
Këto nuk janë vetëm dallime qasjesh administrative, por dallime filozofie qeverisëse.
Mesazhi nga fotot që shikojmë është shumë i qartë.
Diku numërohen letrat!
Diku numërohen shiritat!
E diku tjetër numërohen kilometrat!
Kjo foto nuk tregon vetëm krahasimin e bashkive të Qarkut Lezhë, por është pasqyrë e qartë e asaj se si kuptohet pushteti si procedurë, si propagandë, apo si përgjegjësi konkrete ndaj qytetarëve.
Në fund të fundit, qytetarët nuk jetojnë nga vendimet në tryezë dhe as nga fotot e inaugurimeve, por nga rrugët që hapen, shërbimet që funksionojnë dhe investimet që shihen e preken me dorë.
E njëjta ditë pra, në të njëjtin qark, me të njëjtin shtet, ndryshon vizioni, ndryshojnë prioritetet dhe mënyrat e qeverisjes.
Sa keq e sa rëndë aty ku flitet për fonde që mungojnë!
Sa bukur aty ku priten shirita!
Sa mrekulli aty ku punohet!
Ky është dallimi mes administrimit të ditës dhe ndërtimit të së nesërmes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu