Shkruan Qamil Gjyrezi
Ngjarjet e fundit politike në vend, dialogu ‘PS-Rithemelimi’, po interpretohet nga individë të caktuar, politikanë, analistë dhe ‘hipokritë të zgjedhur’ nga lista e PD-së në 2021, simbas oreksit, formimit dhe interesave të tyre. Prandaj shumë rithemelimas, rilindas, partia e lirisë, nuk i’u interesojnë listat e hapura, për tu votuar nga demokratët dhe socialistët, që kërkojnë përfaqësim, për problematikat e përditshme, jo për ‘një ulëse’ në kuvend dhe interesa personale.
Nuk ka asgjë negative, biles është ngjarje politike, nëse klasa politike në Shqipëri, dialogojnë, bashkëpunojnë ose bëjnë marrëveshtje për intersa kombëtare, për zhvillimin dhe integrimin e vendit. Por marrëveshjet në 33 vite kanë prezantuar modelin para-politik, ku ka sunduar loja, ironia, pazaret, show për media, gjoja po bëjmë ‘politikë të ashpër’ dhe luaj në kurriz të qytetarëve dhe interesave të publikut. Një prej modeleve më të ‘shpifura’ të lojës dhe ironisë politike, me ‘antikomunizëm fallco’, ka qenë Shkodra.
Shkodra në 33 vite, ka prezantuar nivel të ulët politik, lojë me ‘porta të vogla’, marrëveshje të fshehta të klasës politike e lidhur me ish-të kaluarën diktatoriale dhe shpesh me krimin. Kur dialogu politik me qëllim, bëhet për interesa personale ose kthehet në lojë e ironi, atëherë elektorati dizinformohet, çorientohet dhe nuk ka besim tek politika. Po sjelli një shembull, nuk desha ta personalizoj analizën, por po ndiqja deputetin Agron Gjekmarkaj, gjoja në sinqeritetin e tij ironik, sfidues, dhe mu kujtua një debat në TV, kur një gazetarë iu drejtua: ‘Ti me të vërtetë shan ose flet kundër Edi Ramës, por mbas emisionit pi verë me të mbas kuintave’.
Mendoj se ky teatër, kjo ironi duhet të marri fund në të dy krahët e politikës , mbasi i bën dëm jo vetëm demokratëve por edhe socialistëve dhe të gjithë shqiptarëve. Po e filloj që me qeverinë e Pajtimit kombëtarë, gjatë periudhës Mars 1997-Qershor 1997, me ish-kryeministër Bashkim Finon. Deri para kësaj qeverie stabiliteti, klima politike në vend ishte shumë e rëndë, si pasojë e firmave piramidale dhe krizës së vitit1997, ‘teatrit politik antikomunist’, privatizimeve, korrupsionit dhe drejtimit ‘autoritarë’ të Berishës. Nga një anë u pranua qeveria e pajtimit kombëtarë, nga ana tjetër Berisha e ‘pengonte’ Finon për të ardhë në Shkodër, me mbështetjen e militantëve që shpesh nuk kanë patur të bëjnë me demokratët e ndërshëm dhe qytetarët e Shkodrës. Por nëse Shkodra u zhyt në desatabilitet dhe pasiguri, klasa politike në Shkodër heshte dhe njëkohësisht ish-zyrtarë lokalë dhe ministra pseudo-demokrat bënin biznes me Bashkim Finon për interesa personale dhe familjare, siç vazhduan me Nano e sot me Ramën. Më pas të gjitha marrëveshjet ose krizat me Nanon, Metën dhe së fundi me Edi Ramën sidomos mbas 2008, Berisha i ka bërë për interesa personale në dëm zhvillimit të Shqipërisë.
Diplomacia amerikane dhe europianët p.sh. në Shkodër, e kishin shumë të vështirë të kuptonin teatrin dhe ironinë e klasës politike, e mbajtur peng nga Berisha dhe bizneset e tyre familjare. Një shembull tipik i kësaj situate ishte edhe largimi i drejtorit të policisë së kohës Mithat Havari dhe më vonë i prefektetit të majtë të kohës, të viteve 1997-1998. Negociatat, dialogu, pazari ose marrëveshtja ta quajnë si të duan politika dhe analistët, me PS-në janë ‘lugë bosh’ për Rithemelimin, kundër reformës së drejtësisë dhe ligjit për reformën zgjedhore. Këta negociata do ta kenë jetën e shkurtër, mbasi cënojnë zhvillimet demokratike, drejtësinë e pavarur dhe ndryshimin e vërtetë në Shqipëri dhe i sigurojnë Edi Ramës mandatin e 4-të, duke emëruar opozitën.
Debati për këtë marrëveshtje ka filluar të kontestohet, realisht ose si lojë nga drejtuesit e Rithemelimit në konferenca shtypit, media e shkruar e vizive, por që janë vetëm fjalë boshe. Janë fjalë boshe, mbasi nuk kanë të bëjnë me problematikat e qytetarëve, por me bizneset miliardëshe të klasës politike në 33 vite. Berisha dhe Rama, e kanë të qartë ‘vijën e kuqe’ të Departamentit të Shtetit, për non-gratat dhe SPAK. Pjesa tjetër të ‘negociatorëve pa peshë’, si modeli Bardhi, nuk i pyet njeri. Ata vetëm por përdoren simbas situatave, për të lujatur teatrin para-politik dhe bërë ironi me vehte. Diplomacia amerikane dhe europiane, e kanë kuptuar teatrin dhe ironinë e politikës shqiptare në 33 vite, Rajerson, Lino, Arvizu dhe së fundi Lu dhe zonja Kim. Si pasojë e situtës së rënduar me luftën në Ukrainë dhe situatës në Ballkanin perëndimorë, diplomacise i intereson stabiliteti dhe kam besim se Z. Wisner e ka kuptuar ironinë dhe teatrin e politikës në Shqipëri.
Pavarësisht se nuk është emëruar ambasadori amerikan, Z. David Wisner po i ndjek me vëmendje zhillimet politike në Shqipëri, që nga muaji shtatorë 2023 dhe nuk duhet ta lejojë teatrin dhe ironinë në politikën Shqiptare. Ai është një diplomat karriere me nivel. David Wisner filloi detyrën e tij si Zëvendës Shef i Misionit dhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë në gusht 2023. Ai ka shërbyer më parë si Drejtues i Zyrës së Sigurisë Globale Ushqimore në Departamentin e Shtetit dhe para kësaj si Zëvendes Drejtor për Shtypin dhe Komunikimet Strategjike dhe si Zëdhënës në Byronë e Lindjes së Mesme. Ai ka shërbyer gjithashtu si Ndihmës i Posaçëm i Këshilltares së Departamentit të Shtetit Kristie Kenney, të cilën e ka këshilluar mbi çështjet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.
David ka drejtuar Seksionin Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Algjer, Algjeri dhe ka shërbyer në seksionet politike në Ambasadat e SHBA në Khartum, Sudan dhe Bangui, Republika e Afrikës Qendrore. Zotit Wisner po i kujtoj thëniet mitike të zotit Kissinger për Ballkanin, si politikan e diplomat i madh . Mendimi politik dhe diplomatik i Henri Kissingerit kuptohet me formimin e tij, veprimtarinë e zhvilluar dhe rrethanat e kohës me tensione dhe luftra të zhvilluara nga SHBA, Rusia dhe shtete të tjera, si dhe ngritjen surprizë të Kinës si një fuqi e re botërore. Në gjerësinë e situatës politike, ekonomike e ushtarake të kohës dhe interesave prioritare gjeopolitike e gjeostrategjike që ai kreu detyrën e Sekretarit të Shtetit, shpjegohen edhe qëndrimet kundërthënëse ndaj politikës amerikane në Evropë, Ballkan e zgjidhjen e krizës së Kosovës.
Mendimet e tij i shohin pothuajse të njëjta edhe në kohën që kreu detyra të tjera dhe kontributin në median gjatë periudhës që punonte e krijonte kur ishte në pension. Interesat strategjike amerikane janë të mëdha në Ballkan për vetë situatën politike dhe pozicionin strategjik të rajonit. Ballkani mbetet një rajon me potencial të krizave dhe luftrave të mundshme rajonale e më gjerë për shkak të ndërhyrjes së gjeopolitikës së Rusisë dhe të Kinës, të investimeve ekonomike e ndihmës ushtarke, duke dashur të sfidojnë Bahskimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Koha tregoi se ndërhyrja ushtarake amerikane dhe e partnerëve të NATO-s në Kosovë ishte zgjidhja e drejtë, jetike e më e domosdoshme për të shpëtuar kombin shqiptar nga gjenocidi, dëbimi dhe rreziku i zhdukjes nga politika e njohur e njohur shoviniste e Serbisë, barbarizmin e regjimit të diktatorit Sllobodan Millosheviç dhe miteve të Serbisë së Madhe që ka ushqyer ideologjia e nacionalizmit serb kundër shqiptarëve e popujve të tjerë të rajonit. Serbia vazhdon të vuaj nga nacionalizmi dhe shovinizmi. Serbia dhe politika zyrtare shtetërore dhe e Kishës serbe bëhen edhe më të rrezikshme nga lidhjet e mbështetja që bëhet nga Rusia për interesat e saj gjeopolitike të shtrirjes në rajonin e Ballkanit npërmjet veprimtarisë subversive të Serbisë. Me orientimin kryesor nga Moska dhe vëllazërimin sllav me rusët, Serbia dhe ultranacionalistët serbë nuk kanë reflektuar akoma për pasojat e rënda të politikës shoviniste ndaj shqiptarëve e kombeve të tjera.
Këto mbeten dalluese edhe dilemën e lidhjes së fortë me sllavizmin dhe përpjekieve për integrimin evropian duke ruajtur mendësitë e së kaluarës. Politika evropiane ka të nevojshme mbështetjen dhe kontributin konkret të gjeopolitikës amerikane në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit. Me veprimtarinë aktive politike, diplomatike e ushtarake të SHBA Evropa dhe Ballkani do të jenë më të sigurtë dhe paqia më e qëndrueshme. Si përfundim diplomacia amerikane duhet ti japin fund ‘teatrit politik’ 33 vjecarë në Shqipëri. Zgjedhet e lira, lufta kundër korrupsionit, vetingu i politikanëve dhe drejtësia e pavarur, janë zgjidhja më e qëndrushme përti dhënë fund tranzicionit 33 vjecarë, për të mirën publike.