Debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, Koçi: Kjo është përpjekje për luftë civile. Vokshi i heq mikrofonin

0

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti Petro Koçi është përplasur me deputeten e opozitës Albana Vokshi. Teksa Koçi po fliste duke e quajtur aksionin e opozitës jo mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile, Vokshi pasi ka hyrë në sallë, i ka hequr mikrofonin.

“Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5d e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista. Këta duan luftë civile, nuk duan demokraci.”,shtoi ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu