Milaim Zeka ka habitur të gjithë kur ka treguar se dikur ka punësuar si ‘gazetare korrespodente’ Monika Kryemadhin pasi ajo dhe Meta vuanin për bukën e gojës…
Gazetari Zeka tregon se kur u plagos njeriu më i afërt i Adem Jasharit në vitin 1996, ishte Ilir Meta ai e cili e kishte ndihmuar pas vështirësive të aso kohe në aeroport.
Milaim Zeka: “Kur Meta ka vuajtur për bukën e gojën, unë dhe kolegu im Shyqyri Sejdiu, e kemi marrë Monika Kryemadhin si korrespodente për radion shtetërore të Suedisë për ta mbajtur me bukë. E dyta, kam pasur miqësi me Ilir Metën kur ka qenë kryetar i FRESH. Kur u plagos njeriu më i afërt i Adem Jasharit në vitin ’96 dhe unë kam ardhur nga Suedia për ta shëruar këtë njeri atje, por Meta më ka ndihmuar që ta kaloj në aeroport se kishte pasaportë tjetër”..!!