Dendias reagon për Belerin nga Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së

0

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, po merr pjesë në takimin e  Këshillit të Jashtëm të BE-së që po mbahet këtë të hënë në Bruksel. Përmes një postimi në Twitter, Dendias ka rikthyer dhe njëherë në vëmendje arrestimin e kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Në reagimin e tij Dendias thekson se do ta ngrejë çështjen e ndalimit të Belerit dhe në punimet e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Kështu do të kem mundësinë të ngre qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Gjithashtu do të takohem me homologun tim shqiptar. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante” , tha Nikos Dendias.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu