Deputeti i Foltores: Të ikë kasta e vjetër, të rinovohet lidershipi politik! Basha i ftuar në federatën e opozitës

0

Një lidership të ri politik kërkon deputeti i grupit të Gazment Bardhit, Bledion Nallbati. I ftuar një “5 pyetjet nga Babaramo”, Nallbati ftoi edhe kreun e PD Lulzim Basha që t’i bashkohet protestës.

“Që ne kemi bërë betejë me njëri tjetrin brenda opozitës këtë nuk e fsheh dot se e ka parë gjithë bota. Kjo ishte një nga arsyet më të rëndësishme që e solli opozitën këtu dhe qeverinë. Që nga momenti i bashkimit të PD, garantoj këdo se kemi 0 betejë me opozitën.

Me atë pjesë të opozitës (të Bashës). Ajo pjesë është ftuar të jetë në protestë dhe pjesë e federatës opozitare. I ftoj që të jenë pjesëe e koalicionit opozitar. Edhe unë nuk e dua kastën e vjetër, ka ardhur koha që gjithë lidershipi politik të rinovohet”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu