Deri dje muk i ambasadores, sot Peshk i madh…

0

Tigri i Parajsave Fiskale, ish numri dyy i Qeverisë deri dje ishte miku më i afërt i diplomatëve, por sot gjithë shqiptarët shohin të vërtetën lakuriqe. Po vijnë ditët që ne prej shume viteve ngulim këmbë se do të vijnë.

Menjëherë sapo Parlamenti i dha dritën jeshile, të premten e 15 korrikut, Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, së bashku me kërkesën për leje-kontrollin në banesat e tij dhe ish-gruas e bashkëjetueses, Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe disa personave të tjerë.

CNA ka mësuar se GJKKO ka shqyrtuar materialin hetimor, dhe ka lëshuar urdhër-kontrollet në banesën e Ahmetajt, por jo vetëm, edhe në banesat e 7 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e ish-zv/kryeministrit.

Pas vendimit të gjykatës, pritet që policia të ushtrojë kontrolle në të gjitha banesat e Ahmetajt dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Kujtojmë se Kërkesa e SPAK-ut është marrë nga gjyqtari Erjon Bani.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu