Derri i egër dhe njeriu i qytetëruar

0

Shkruan Zef Ndreka

Ja një foto në mes të Mynihut, ku derri i egër nuk shihet si kërcënim, por përkundrazi, si simbol. Ai rri aty, i gdhendur në bronz, mes njerëzve, mes muzeve dhe rrugëve të pastra, si një kujtesë se qytetërimi nuk ndërtohet duke zhdukur natyrën, por duke bashkëjetuar me të.
Sheh shumë njerëz të bëjnë foto aty. Një ndër to edhe unë me familjen time.
Po në Shqipëri?!
Në Shqipëri, rëndomë derri i egër shpesh përmendet vetëm në lajme gjuetie, në histori frike apo si justifikim për armëmbajtje. Instinkti i parë dukshëm është eliminimi, jo çfarë përfaqëson apo çfarë kuptimi ka. Instinkti tjetër është vrasja e tij, jo ruajtja e menaxhimi, sikur natyra të ishte armiku ynë dhe jo pasuria jonë.
Paradoksi Gjermani-Shqipëri është i dhimbshëm.
Një vend shumë i zhvilluar dhe shumë i urbanizuar si Gjermania, gjen hapësirat për simbolin e egërsisë, ndërsa një vend i bekuar si Shqipëria me male, me pyje dhe jetë të egër sillet sikur ka frikë prej tyre. Ky paradoks nuk ka të bëje me çështje kulture gjuetie, por kulture mendimi.
Por derri i egër nuk është problemi këtu.
Problemi është njeriu ,që nuk pranon kufij, që nuk duron bashkëjetesën dhe që e ngatërron forcën me shkatërrimin.
Qytetërimi në gjithë botën matet jo nga sa kafshë vret, por nga sa simbole di të ruash.
Pyetja e vetme që shtroj:
Pse gjermanët e mbajnë derrin simbol dhe pse ne shqiptarët ende kemi nevojë ta vrasim për tu ndjerë më të fortë?!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu