Lapsivideos ka arritur të sigurojë incizimin audio të dzshmisë të ish shefit të komisariatit të Policisë Himarë Ermal Ajdini dhe Arsen Ramës, njeriut që futi në kurth Fredi Belerin. Nga versioni që ata kanë shpalosur në sallë të gjyqit shihet se midis kryepolicit të Himarës dhe të infiltruarit që i ofroi 13 vota për shitje Belerit ekziston një lidhje e fortë.
Të dy edhe Ajdini edhe denoncuesi Arsen Rama, dëgjohen në audio të pohojnë gjithashtu, se i infiltruari është paguar për denoncimin e bërë.