Aeroporti i Kukësit dështim,
Aeroporti i Vlorës dështim,
Porti i Durrësit duke u shkatërruar për real estate, Porti i Vlorës duke u shkatërruar për real estate, Rruga Thumanë-Kashar me probleme,
Rruga e Arbrit me probleme,
Tuneli i Zamir Manes pa hekur dhe fut ujë, dhe me 3 ura që në projekt janë por atje nuk egzistojnë,
Tuneli Skarficës fut ujë,
Rruga Korçë Ersekë e shkatërruar,
Unaza e re e Burrelit e shkatërruar,
Rruga e re e Qafë Plloçës e shkatërruar,
Rruga Librazhd Prrenjas e shkatërruar,
Rruga e re në Velipojë e shkatërruar vetëm pak muaj pas inaugurimit etj.
Mjaftojnë vetëm faktet e sipërme për të kuptuar se ish Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është totalisht e paaftë dhe e korruptuar deri në palcë.
Nuk duhet të akuzohet vetëm për vjedhje, por dhe për cënim të sigurisë kombëtare, sepse ka nxjerrë jashtë funksionit rrugë, Aeroporte, Porte detare.
Në një luftë e para gjë që goditet është infrastruktura e armikut. Po pse të harxhojnë bombat armiqtë kur kemi pasur një ministër të tillë që jo vetëm shkatërron infrastrukturën e vendit dhe e izolon copa copa, por harxhon dhe miliarda nga vetë paratë tona për ta bërë një gjë të tillë.
Kjo nuk është më një çështje hajdutlliku e rëndomtë, por është çështje e një tradhtie kombëtare e cënimi të sovranitet territorial dhe për këtë bashkë me Ballukun duhet të vihet edhe Rama para drejtësise e të marrin dënimin e merituar.
Dështimet e Belindës dhe Ramës apo korrupsioni galopant i tyre?!
Promoted Content








