Dështimi i një kongresi dhe suksesi që e solli koha

0

Shkruan Kastriot Dervishi

Më 14-22 nëntor 1908 me nismën e klubit “Bashkimi” të Manastirit, u zhvillua në këtë qytet një kongres me objekt miratimin e një alfabeti të gjuhës shqipe. Kongresi zgjodhi një komision me 11 anëtarë të kryesuar nga At Gjergj Fishta. Kongresi dështoi sepse komisioni miratoi dy variante alfabetesh: alfabeti i Stambollit dhe ai Shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër.

Vendimi nuk u shkrua me alfabetin që përdorim sot. Alfabeti i Stambollit kishte disa germa të cilat ishin të zorshme në shtypshkrim. Nisur nga ky fakt, alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” u bë shpejt më i përdorshëm dhe u zyrtarizua nga teknologjia e më pas nga koha dhe jo nga një vendimmarrje e posaçme e kongresit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu