Detaje të tmerrshme/ Gazetari kurd tregon torturat në kampet e tmerrit

0

Gazetari kurd Mahmud Sheik Ibrahem tregoi në “Now me Erla Mëhillin” se situata në kampet në Siri është e vështirë për t’u përballuar nga njerëzit normalë.

Ai tregoi se atje jetojnë të rrethuar, ndërsa ka një kontrast të theksuar mes ditës dhe natës, gjë që e vështirëson jetesën.

Ibrahem u shpreh se komuniteti ndërkombëtar nuk po tregon kujdesin e duhur për fëmijët në kampe të cilët kanë shumë nevoja. Në Jordani, siç tregoi gazetari do të mbahet një konferencë për të diskutuar kushtet e jetesës në kamp.

Shumica në kampin Al Hol janë irakianë ndërsa mijëra të tjerë janë të huaj dhe ka dhe sirianë që jetojnë atje, tregoi gazetari. Ai tha se rreth 8 mijë janë fëmijë.

Ibrahem tregoi se ishte në dijeni të rastit të Eva Dumanit që iku nga duart e anti-terrorit. Ai tha se kishte zbuluar për të prej dy vitesh që kur familjarë të saj e kontaktuan. Gazetari tregoi se Dumani po jetonte me ekstremiste të linjës së ashpër dhe nuk ishte rast individual pasi kishte plot raste të grave të tilla.

“Ndoshta jo të gjithë janë në kampin Al Hol janë të kënaqur me ligjin islamik por janë të detyruar ta respektojnë atë,” – u shpreh Ibrahem.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu