Disa pyetje për SPAK-un

0

Shkruan Zef Ndreka

1. A u mjaftua SPAK-u me kërkesën për të arrestuar Arben Ahmetaj-n?!
2. A duhet të amnistohet Edi Rama dhe qeveria e tij për vjedhjet në inçeratorët?!
3. Apo do të vazhdojë më tej arroganca e pushtetarëve “të paprekshëm”?!
4. A kanë lidhje inçeneratori i Tiranës me ata të Fierit dhe Elbasanit, pra me Zoton, Gugallen dhe Mërtirin?!
5. A është e vërtetë se Tirana ka marrë deri tani 63 milion euro nga institucionet publike dhe 40 milion euro të tjera nga palët private, por incenerator nuk ka ende?!
6. Kush mban përgjegjësi për qindra milion euro që derdhën për inçeneratorët, ndërkohë kontratat nuk zbatohen?!
7. A është një krim ky që ndodh në sytë tanë dhe ne të gjithë rrijmë spektatorë?!
8. Çfarë fshihet pas hetimit të ndarë në disa proçedime të pjeshme ose më saktë, përse nuk bëhet hetim gjithëpërfshirës?!
9. Spaku ka frikë të përmend emrin e Ramës?!
10. Përse nuk hetohen titullarët e ministrive që kanë përgjegjësi për kontratat?!
11. Për sytë e SPAK-ut, a ka apo jo inçenerim, apo vazhdohet më groposje?!
12. Përse nuk bllokohen pagesat e paligjshme për inçenerim, por vazhdon djegia e rreth 90 mijë euro eurove në ditë nëpër gropa?!
Pyetje mund të bëhen plot, por një gjë është shumë e sigurte. Është kryeministri Edi Rama dirigjuesi i gjithë këtij skandali.
Filli i lëmshit te skandalit është ai. Derisa SPAK ta gjejë, gjithë zhurma është një lojë për të kaluar radhën.
Ndërkohë shqiptarët shohin televizor…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu