Ditën që Rama bie si Kryeministër, merr me vete ‘zorrën qorre’ Erion Veliaj’

0

Shkruan Ylli Manjani

Tema “Erion Veliaj kryeministër”,më duket më qesharakja e këtyre kohëve.  Le pastaj kur kjo temë artikulohet sa herë që Erioni bën foto duke u zgërdhirë me Amerikanë gjithfarësh. Të qeshësh pafund.

Erion Veliaj politikisht është thjesht zorra qorre e Edi Ramës. Për sa kohë e bën mirë funksionin e zorrës qorre, pra të bërjes së pordhëve, rri mirë i ngjitur në zorrën e trashë të Ramës.

Skenari që po del Rama në pension dhe do të lerë Erionin është idiot. Qesharak sa më s’ka.

Rama, si dashnor i paepur pushteti, nuk e lë atë as me qejf e as me trashëgimi.

Ditën që ai bie nga karrigia e Kryeministrit i merr të gjithë me vete, përfshi edhe zorrën qorre Erion Veliaj. Gropa politike që ai do të lerë në PS do të jetë e madhe shumë. Erion Veliaj është i pari që bie në atë gropë.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj nuk ka fituar kurrë një garë në jetën e tij politike.

G99 e tij nuk mori as votat e kryesisë së vet. Në vijim ai vetëm u emërua nga Edi Rama në PS. U emërua deputet, ministër e në vijim kryetar bashkie.

Në zgjedhjet 2015 emërimi i tij ishte ashiqare sepse votat për të i mblodhi PS dhe LSI.

Doktor Halim Kosova individualisht e mundi atë. Por Erionin e emëroi koalicioni politik.

Në 2019 e emëroi partia sepse nuk pati garë dhe zgjedhje, për shkak të bojkotit të opozitës.

Përveçse çdo fjalë që thotë e ka rrenë safi, çfarë ka bërë tjetër ky njeri që të meritojë detyrën e Kryeministrit?!

As të kryetarit të bashkisë nuk e meriton, por për faj të opozitës ai vijon kakarisë si gjeli majë plehrave që nuk incenerohen, sepse paratë publike të trajtimit të tyre vidhen.

Unë këtë analizë bëj.

Disi e cekëm mbrëmë me Krastën këtë temë dhe të tjera.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu