Dje spiunë në uzinën e armëve në Poliçan, sot lihen të lirë katër turistët çekë

0

Katër turistët çekë që u ndaluan ditën e djeshme duke fotografuar uzinën e armëve në Poliçan janë lënë të lirë.

Dy burrat çekë u ndaluan në hyrje të tunelit të uzinës, ndërsa bashkëshortet e tyre qëndronin rreth 1.5 kilometër larg rrethimit.

Ata deklaruan se ishin turistë dhe kishin humbur rrugën, por tashmë do të hetohen në gjendje të lirë.

Incidenti ndodhi vetëm një ditë pas ngjarjes në uzinën ushtarake të Gramshit ku u arrestuan dy shtetas rusë dhe një ukrainas që tentuan të hynin brenda zonës së ndaluar.

Shtetasit çek çekë me inicialet TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, u ndaluan në hyrje të tunelit të uzinës së Poliçanit. Ndërkohë, policia arrestoi jashtë tunelit dy bashkëjetueset e tyre, konkretisht shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, të cilat ishin duke bërë foto me aparat fotografik.

Ata deklaruan se nuk kishin asnjë qëllim të keq, dhe kishin përfunduar aty pasi humbën rrugën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu