Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Djegësi i Tiranës është i Erion Veliajt. Berisha tha në konferencën për shtyp se, nga ky djegës Veliaj do siguronte 680 milionë euro fitime.
“Me pohimin e shefit të SPAK se nuk mund të sekuestrohet djegësi i Tiranës se ata na hedhin në arbitrazh, ai nuk ka folur me gjuhën e ligjit, por të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Sekuestroja është një masë gjysmake, pasi nuk ndryshon pronësinë e djegësit të Tiranës. Përsëri paratë e taksapaguesve do derdhen në llogaritë e Zotos dhe Mërtirit dhe përsëri qytetarët në kundërshtim me kontratën, në kundërshtim me raportin e KLSH, do i paguajnë Zotos dhe Mërtirit të letrave 29 euro për ton me tarifën e djegies që nuk ekziston.
Prokuroria nuk ka mundur ta bëjë këtë sepse pronarët e vërtetë të djegësit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Zoto dhe Mërtiri janë pronarët de jure të djegësit të Tiranës dhe me shumë mundësi aksionerët dytësorë të kësaj monstre që ka grabitur 110 milionë euro dhe nuk ekziston.
Shpallja e tyre si pronarë është mbrojtje që prokuroria e partisë u bën pronarëve të vërtetë, Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve.
Prokuroria në Akuzën ndaj Arben Ahmetajt për djegësin e Tiranës e akuzon atë se ai ka firmosur ndërkohë që “në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.
Por e vërteta është se: Djegësi i Tiranës, i cili ndonëse ka gllabëruar 110 milionë euro dhe që nuk ekziston sot as si gjurmë është de facto e mbi të gjitha vetëm e vetëm i Erion Velise, Edi Rames dhe zyrtarëve dhe jo kurrë i Mirel Mërtirit, Zotos as dhe i Arben Ahmetit
Ai është para se gjithash i Erion Velisë mbasi është ky hajdut që për djegësin e tij zëvendësoi praktiken e përcaktuar me studim serioz te trajtimit te mbetjeve ne Tirane me depozitim, seleksionim, riciklim me praktiken e djegies dhe koncesionit privat të djegësit të Tiranës. Askush tjetër përveç Erion Velisë nuk mund ta bënte këtë.
Është Veliaj ai që propozoi që në vend të praktikës se ndërtimit me tender të djegësit për trajtimin e mbetjeve të Tiranës të bëhej dhënia me koncesion tek privati, i cili në afatin 30 vjeçar do ju siguronte një fitim 680 milionë euro pronarëve të vet qeveritar.
Është Erion Veliaj, i cili në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për pasurimin e tij me një seri shkresash të firmosura prej tij dhe të refuzuara nga Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj ka garantuar se Bashkia e Tiranes merr përsiper financimin e djegësit.
Është Erion Veliaj falsifikator që për pasurimin e tij në kundërshtim flagrant me ligjin falsifikon vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranes dhe Qarkut te Tiranës me të cilat zotohet me firmë për financimin prej 90 milionë euro të një kompanie që nuk ekziston dhe që do themelohej 9 muaj me vonë vetëm se ajo ishte ndërmarrja e tij”, u shpreh Berisha.
Djegësi i Tiranës është i Erion Veliajt, do siguronte 680 milionë euro fitime!
Promoted Content