“Do të kemi çudira”, Ngjela për financimin rus: Ka një pikëpyetje edhe për Ramën, dosja e Metës erdhi nga CIA

0

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbrëmjen e sotme financimin rus gjatë fushatës së PD në zgjedhjet e 2017.  Ai u shpreh se ish-kryeministrii Slai Berisha është kapur disa herë duke gënjyer dhe si i tillë është totalisht pabesueshëm.

Ngjela tha në një intervistë në “Ora News” se hetimi amerikan vazhdon dhe se sot kishte edhe një pikëpyetje për Ramën, duke theksuar se nëse janë kapur me Moskën, do të ketë çudira.

Më tej ai përmendi dhe dosjen e ish-presidentit Ilir Meta, për të cilën tha se erdhi nga SHBA.

” Saliu pse e denoncon tashi çështjen? Po u kape njëherë me gënjeshtër bëhesh i pabesuar, po u kape 2 herë je delenxhi dhe nëse kapesh 3 herë nuk mund të bisedohet me të. Ai është kapur nja 6 herë. Unë pash sot që hetimi amerikan vazhdon, sot kishte edhe një pikëpyetje për Ramën, të shohim. Nëse këta i kanë kapur me Moskën ju garantoj se nuk kanë shpëtim, por të shohim si e kanë kapur. Deri tani nuk kemi fakte, por vetëm indicie. Nëse hetimi do të shkojë deri në fund do të shihni çudira. Në paratë që investojnë fuqitë kundërshtarët në shqipërim, ne kemi mbrojtjen amerikane. Nëse këta janë shitur, atëherë çështja do të jetë shumë e rëndë për ta, sepse shoh mënyrën e paraqitjes së fakteve. E patë ju që ajo e Metës erdhi nga SHBA-ja, nuk ishte këtu, nuk ishte në arkivën tonë. I kanë ata. Ata kanë kontratë SHISH dhe CIA”, u shpreh Ngjela.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu