Partia Demokratike ka depozituar sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit. Indrit Sefa, juristi i grupimit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, tashmë grupim i legjitimuar si drejtues i kësaj force politike, ka depozituar kërkesën zyrtare në ditën e fundit të afatit.
Siç shihet në dokument, Gjykata nuk e ka njohur deklaratën e dorëheqjes së bërë nga Lulzim Basha një vit më parë, pasi mesa duket ajo ka qenë vetëm gojarisht atë kohë dhe nuk është shoqëruar me një dokument ligjor.
Vërtetimi është lëshuar me datë 1 Mars 2023, dy ditë para seancës së mbajtur ën Gjykatën e Apelit, ku u vendos që çështja e vulës dhe e logos së PD të rigjykohen në Shkallën e Parë. Ky vendim ligjëron lidershipin e Enkelejd Alibeaj, përgjatë kohës që do zhvillohet beteja ligjore me grupimin e drejtuar nga Sali Berisha.