Donald Trump sulmon drejtësinë: Procesi ndaj meje i bazuar në dokrra

0

Donald Trump ka vazhduar me fushatën e tij elektorale dhe me sulmet ndaj sistemit të drejtësisë.

“Ndodhem në një proces të bazuar në dokrra”, tha ai në mitingun e parë masiv që nga ngritja e padisë për përpjekje për të përmbysur rezultatin zgjedhor të 2020-s, sinkron Donald Trump, ish-president i Shteteve të Bashkuara.

“Bëhet fjalë për ndërhyrje në zgjedhje, por kjo nuk mjafton. Presidenti ynë i kërrusur tani do që ky prokuror rugaç të depozitojë një urdhër gjykate për të më hequr të drejtat e mia nga Amendamenti i Parë, në mënyrë që të mos flas dot. Ndaj le të na dëgjojnë: ne nuk duam të na flisni për këtë çëshje, që është një çështje qesharake”.

Trump, i cili përballet gjithashtu me akuza në Florida dhe Nju Jork, po bëhet gati për një padi të katërt në Xhorxhia, për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2020-s në këtë shtet. Padia këtë herë pritet të ngrihet brenda këtij muaji.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu