Dorëheqja e Alibeajt/ Edith Harxhi thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën në seli

0

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edith Harxhi, ka pasur një kërkesë për Partinë Demokratike, tashmë pa një kryetar sepse Enkelejd Alibeaj u tërhoq.

Në një postim në Facebook, Harxhi i bën thirrje Jorida Tabakut, Gazment Bardhit etj, që të sjellin vulën në seli. Sipas saj, tani PD duhet të fillojë ringritjen.

“Tani që Enkeljdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!” , shkruan Edit Harxhi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu