Doris Pack në konferencën e grave të PD: Drejtësia në Shqipëri është keqpërdorur duke goditur opozitën

0

Presidentja e Nderit të ‘EPP Women’, Doris Pack, shprehu besimin se Shqipëria kishte të gjitha mundësitë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, pavarësisht sfidave që po kalon. Ajo theksoi se me një kryeministër që është më shumë i fokusuar te vetja sesa te qytetarët, anëtarësimi në BE bëhet i pamundur.

Gjatë fjalës së saj në konferencën ‘Fuqia e grave në politikë’, e organizuar nga Lëvizja për Gratë dhe Demokratët, Pack shprehu shqetësimin se Shqipëria po humbet të rinjtë dhe familjet e reja për shkak të migrimit, si pasojë e politikave të qeverisë Rama.

Ajo kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë në vend, duke e përshkruar si një strukturë që, ndonëse duket e jashtme, përdoret për të përndjekur dhe burgosur liderët e opozitës. Pack solli si shembuj arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha dhe të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke theksuar se këto veprime janë të papranueshme.

“Është e paimagjinueshme që një kryeministër artist si Rama të shkatërrojë zemrën e Tiranës dhe të vendit, Teatrin Kombëtar,” theksoi Pack.

Ajo premtoi mbështetje për fuqizimin e grave në politikë dhe u bëri thirrje atyre të angazhohen më shumë në çështjet e shoqërisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu