Drejtori i burgut të Fushë-Krujës përfundon në burg

0

Menjëherë pas shkarkimit nga posti i drejtorit të burgut të Fushë Krujës, Durim Toska është vënë në prangat e policisë.

Kjo pasi ai akuzohet për disa vepra penale, përfshirë dhunën në familje dhe armëmbajtjen pa leje.

Ai ra dje në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të pajisur edhe me urdhër mbrojtje. Gjatë kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në shtëpinë e Toskës, i është gjetur edhe një pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Durim Toska, 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Toska ishte në krye të burgut të Fushë Krujës, për disa muaj, ndërkohë që më herët kishte drejtuar burgun e Drenovës.

Gjithashtu për një mandat ai kishte qenë në krye të komunës së Hudenishtit në Pogradec. Pikërisht në këtë qytet u vu dhe në prangat e policisë, dhe nga një drejtor burgu do të shndërrohet në një të burgosur.

Ai pritet që të dalë gjatë ditës së sotme para gjykatës së Pogradecit, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu