Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që ende nuk dihet si po i shkon brisku me rruarjen e njekrave të policëve, në konferencën me temë “Lufta kundër trafikimit njerëzor”, ka nënvizuar nevojën për të pasur oficerë të aftë, të mirëtrajnuar dhe kurajoz për t’u përballur me krimin e organizuar.
Rrumbullak tha se ka kërkuar reformim të policisë, si ligjor, arsimor e strukturor.
Muhamet Rrumbullaku: Kam kërkuar një reformim të policisë, si ligjor, arsimor e strukturor, për krijimin e një trupë të aftë profesionistësh për t’u përballur me krimin.
Akademia e Sigurisë duhet të luajë rol duke rritur kapacitetet e stafit me programe afatgjata trajnimi.
Përballja me krimin e organizuar që kërkon të sfidojë drejtësinë rendin e sigurinë. Ndaj ka nevojë të kemi oficerë të mirëtrajnuar me integritet të lartë profesional e moral, inteligjentë dhe me kurajo e aftësi të veçanta për t’u përballur me krimin e organizuar.