“Dua të votoj 2025″/ Diaspora shqiptare ju fton t’i bashkoheni protestës para Parlamentit në Tiranë më datën 18 korrik, ora 18:00

0

Të dashur bashkatdhetarë, me thirrjen #duatevotoj2025, synojmë të shprehim vullnetin për të votuar nga jashtë vendit. Më konkretisht i drejtohemi Parlamentit, i cili është i detyruar me vendim të Gjykatës Kushtetuese, që nëpërmjet një kodit të ri zgjedhor, të mundësojë votën e diasporës në zgjedhjet e 2025. Ju ftojmë t’i bashkoheni fushatës tonë për ta kërkuar publikisht dhe me vendosmëri të drejtën e votës e diasporës në zgjedhjet e 2025.

Theksojmë se me këtë thirrje nuk kemi për qëllim t’ju shërbejmë qëllimeve zgjedhore të asnjë force politike. Ju lutemi të qëndrojmë të gjithë bashkë besnikë ndaj paanësisë partiake! Fushata #duatevotoj2025 nisi në mars 2024 pasi parlamenti e kishte tejkaluar afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese për mundësimin e votës së diasporës. Pasi të gjithë hapat institucionalë ishin ezauruar dhe Gjykata Kushtetuese ishte shprehur, na kishte mbetur vetëm të protestonim që ky vendim të zbatohej.

Gjatë muajve të shkuar shpërndamë nëpër rrjete sociale hashtagun #duatevotoj2025″, protestuam para 7 ambasadave/konsullatave tona nëpër botë si dhe brenda parlamentit gjatë një seance plenare, ku shfaqëm banderolën #duatevotoj2025. Gjithashtu fluturuam mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ata kanë shkelur. Pas te gjitha protestave që zhvilluam nëpër europe e New York po finalizojmë me protesten ne Tiranë e cila do te mbahet me 18 korrik ne oren 18. Bashkimi i sa më shumë shqiptarëve do ishte një bindje ndaj qeverisë dhe opozitës që të realizojnë te drejtën e votës të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu