E ardhmja e Urës së Ibrit/ BE: Kosova të përmbahet nga ndonjë veprim i njëanshëm

0

Perparim Beqiri

Bashkimi Evropian ka dhënë detaje për testimet në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Në një përgjigje për shtypin në Prishtinë, një zëdhënës i BE-së ka deklaruar se testimet janë bërë në kuadër të një vlerësimi rutinor dhe për këtë kanë qenë në dijeni edhe autoritetet e Kosovës, të cilat i ka ftuar që të përmbahen nga veprimet e njëanshme.

Zëdhënësi i BE-së ka theksuar gjithashtu se qëllimi i këtyre vlerësimeve është të garantohet që çdo vendim i ardhshëm për urën e Ibrit të bazohet në të dhëna teknike të sakta dhe objektive, duke shtuar se nuk pritet asnjë ndryshim i status quo-s.

“BE është duke u koordinuar për së afërmi me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë lidhur me të ardhmen e urës. Në ndërkohë ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga ndonjë veprim i njëanshëm, përfshirë edhe ndërtimit të urave bashkangjitëse”, ka shtuar ndër të tjera zëdhënësi evropian për mediat në Prishtinë.

Ndryshe, qeveria në detyrë e Kosovës ka prezantuar një plan për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër për këmbësorë dhe automjete, duke synuar lehtësimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy pjesëve të qytetit të Mitrovicës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu