E moshuara i kërkon lejen Berishës: Më autorizo mua, do i jap Ramës plumbin ballit!

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët e Pukës dhe Fushë Arrëzit. Një situatë e pazakontë është krijuar teksa një prej banorëve i ka kërkuar leje Berishës, që ta autorizonte që të vriste kryeministrin Edi Rama.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i vetë Berishës i cili buzëqeshi, teksa po ashtu edhe turma nisi ta duartrokiste.

“Sali Berishën e kam dajë, Puka është vendi më i varfër i Shqipërisë, që nuk ka asnjë zhvillim prej kërkujt, prej këtyre horrave që janë në pushtet. Në Pukë, kanë ikur të gjithë, këto që kanë ikur kanë ndenjur në pazar me duar në xhepa. Me ba me mu dhënë rasti, i bie Edi Ramës në plumb të ballit, se del e rren, i ka siguruar stërmbesa duke vjedhur, po pse thotë që qytetarët e Shqipërisë janë të mbrojtur. Pash Zotin më autorizo mu, dhe i jap plumb balli”, tha ajo.

“Votën e kemi plumb ne”, iu përgjigj Berisha.

Më pas një e moshuar tjetër mori fjalën, gjithashtu duke i uruar vdekjen kryeministrit, por këtë radhë duke shpresuar të jetë Zoti ai që ia sjell.

“Ishalla bën ndryshime tash e mbrapa, ishalla e ha dreqi e shkon e then qafën vetë ky, pa i mbetë kujt në dorë. Për Zotin, ishalla Zoti e shtyn e ia then qafën”- tha zonja, duke krijuar zhurmë, të qeshura, e duartrokitje./M.K/dritare.net

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu