Rriten çmimet e qirave të apartamenteve në Tiranë edhe për 2024-ën. Sipas ekspertëve të agjencive imobiliare edhe në zonat më të lira në kryeqytet çmimet nisin nga 350 euro.
“Është e pamundur të gjesh një apartament, po flasim 1+1 nën 350 euro. Pastaj çmimet vazhdojnë më lart në varësi të arredimit, pozicionit, ka shumë faktorë. Tregu i pronave në Shqipëri apo në Tiranë ku është e përqendruar gjithë ekonomia, do ketë rritje akoma me shume. Ndoshta me mbipopullimin e ndërtimeve, mund të moderohet pak rritja, por sigurisht që rritje do ketë”, tha eksperti.
Edhe pse ndërtimet janë të shumta vitet e fundit në kryeqytet, trendi i rritjes së çmimeve sipas ekspertëve do të vijojë. Rritja e taksave pas ndryshimit të çmimeve të referencës, sipas Shoqatës së Ndërtuesve pritet të ndikojë në rritjen mesatare të çmimeve të apartamenteve me 20% në Tiranë…..