Edhe dje pati revoltë në ish burgun e Spaçit!

0
Shkruan Zef Ndreka
Nuk kishte si kalonte ndryshe “spektakli” në përkujtimorën e protestës së parë të organizuar 50-vite më parë në burgut famëkeq të Spaçit nga të denuarit politik, pa një revoltë reale të shpërthyer dje nga bijt dhe të afërmit e të dënuarve e të zhdukurve.
Përkujtimi i ngjarjet të bujshme të datave 21,22,23 maj të vitit 1973 është i domosdoshëm, por në kushtet e talljes dhe nëpërkëmbjes së kësaj shtrese të vuajtur e të përsekutuar ende sot, të ngjall trishtim.
Zgjatimet e komunizmit ende sot bëjnë lojën e paraardhësve të tyre.
Burgut “muze”, i mungon plotësisht infrastruktura për ta vizituar. E kanë lënë enkas kështu, që shqiptarët dhe veçanërisht rinia të mos kenë mundësi reale për të bere peligrinazhin e nevojshëm per njohjen e krimeve të sistemit komunist.
Mungojnë informacionet nëpër libra të shkollave dhe televizionet e kapura që vazhdojnë të reklamojnë arritjet në ekonomi, ndërkohë që rinia ka marrë rrugët e botës, të pa shpresë per te jetuar e gëzuar në vendin e tyre.
Po, dje pikërisht për këtë, dje në tarracën e guzhinës së burgut të Spaçit, një grup të përsekutuarve protestuan kundër rregjimit të ri 32-vjeçarë.
Dolores Ernest Kraja ishte njëra prej tyre.
Fjalët e saja i dolën nga shpirti dhe u duartrokitën fuqishëm nga pjesa më e madhe e të pranishmëve.
Sigurisht, ndërhyrjet e herëpasherëshme të saj dhe të një grupi rreth saj, ishin jashtë skenarit të spektaklit përkujtimorë.
Dolores Kraja, e bija e Ernest Krajes të dënuar politik çkishte për ti thënë, i tha ashtu siç i erdhe nga shpirti i saj i trazuar. Ia tha përballë dhe në sy Presidentit të vendit, gjithë pjesëmarrësve, ia tha gjithë klerikëve pjesëmarrës.
Ia tha edhe spiunëve që ishin aty me xhaketa të ndërruara.
Dolores Kraja meriton të respektohet për “shtesën” në skenarin e spektaklit të 50-vjetorit përkujtimorë.
Protesta e re, ia dha bukurinë përkujtimorës, i dha mesazh të madh Shoqatës antikomuniste të përsekutuarve e të përndjekurve politik.
I dha mesazh qeverisë që ende nuk shpërblyen sipas ligjit të vuajturit politik.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu