Edhe farmacistët po braktisin vendin, ka mungesa

0

Shëndetësia Shqiptare po njeh së fundi një tjetër braktisje. Pas mjekëve e infermierëve edhe farmacistët kanë nisur të largohen nga vendi.

Sipas të dhënave zyrtare të Urdhërit të Farmacistit, vetëm në 2022 janë larguar 75  profesionistë të fushës. Për Diana Tomën, kryetaren e këtij urdhëri, ky fenomen shumë shpejt do të na çojë në mungesë profesionistësh në këtë shërbim

“Për hir të së vërtetës quhet masiv referuar numrit të farmacistëve që e ushtrojnë profesionin dhe atyre që po largohën. Nëse për disa vite po të vazhdojnë me këto ritme largimi do jemi para mungesës së personelit që do të na ofrojmë shërbim farmaceutik. Nëse me parë ishim në raportin iknin 1, 2 dhe 8 mbeteshin, vajtem në raportin që 5 mbeten dhe 5 iknin. Aktualisht jemi në raportin më shumë se 5 ikin më pak se 5 mbeten”, tha Toma.

Kriza për gjetjen e profesionistëve të barnave ka nisur, deklaron Toma.

“Nuk gjen farmacistë për t’i plotësuar, dhe kur garantojnë me profesionistë njërin turn, kanë probleme të mbulojnë turnin tjetër”, tha ajo.

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 3 mijë farmacistë. Kjo shifër ka mbetur e pa ndryshuar për të pakën 3 vitet e fundit, si pasojë e largimeve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu