Shkruan Sokol Pepushaj
Flora Hajredinaj, gjykatëse trime, ja bëri fora. Nxorri faqebardhë Monika Kryemadhin në seancën e pajtimit me juristin Romeo Kara.
Ekuilibrat mes Qeverisë Rama dhe Dumani, po mbahen me thonj. Viktimat përzgjidhen sipas shijeve të vetë mafias.
Kara doli dy herë faqezi para shqiptarëve. Edhe kur “shpifi” kundër ish Presidentit që pasuritë i shihen ngado, edhe kur gënjeu se Monika i ka shpifur këtij.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pushuar çështjen penale ndaj deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e paditur nga juristi Romeo Kara për veprën penale të “shpifjes”, sikur vetë mafia paguan dëshmitar për të sulmuar ata që urdhëron kryeministri.
Kara humbi. Edhe shpenzimet gjyqësore do të paguhen nga paditësi Romeo Kara.
Në fakt, nuk kishte shumë informacion rreth deklaratës publike të Monika Kryemadhit në një studio televizive, për pagesat nga mafia të juristit Romeo Kara që ky i fundit të fundosë ish Presidenti të Republikës Ilir Meta.
Këtë kishte thënë Monika. Gykatësja me vendimin e saj, tha po, ka ndodhë. Nuk ka shpifur Kara, por ta mbyllim me kaq, se kushedi ku na nxjerr kjo punë.
Vëndimi Gjykatëses Flora Hajredinaj, flet tepër më shumë, se mundësitë tona në hapësirën e në një shkrimi për një temë kaq serioze.
Vëmendja për një diskutim publik rreth kallëzimeve që nuk dihet si mbijnë, nuk fillon as mbaron tek rasti i Monës me Kara.
Skandalet e dukshme, nuk futen fare në dosje prokurorësh, të fshehtat shtatë pash nën dhe, harlisen në ato mjedise ku askush nuk e beson.
Denoncimet e dyshimta, të shoqëruara publikisht me shkelje lirishë dhe të drejtash njerëzore, nuk përjashtojnë pagesat nga kartelet e drogës për ta marrë në qafë tjetrin me një letër poshtë derës së Altin Dumanit.
Altini, ditën që gjykata, pranoi se Kara është paguar për shpifje, pastaj edhe ngriti padi sikur po i shpifin atij, priti një kushëri me pranga në duar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Edhe kjo është temë pak e nxehtë, kushërinjtë e kryeprokurorit të Republikës mafiozë. Edhe mes vetes me probleme.
Vëlla Nuredini, i penduar, do të dëshmojë kundër vëlla Dashnorit, Krimel i përmasave të frikshme, dhe do i gjykojë, kush tjetër përveç kushëri Altinit me ata të SPAK-ut.
Të ndodhë ç’të ndodhë, ne kaq kemi në dorë, të mbajmë shënime dhe të themi, të lumtë Flora që ja bëre fora, Kara u rrëzua nga Mona!