Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është marrë në pyetje nga SPAK për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Mësohet se Oketa ka qëndruar rreth 1 orë në SPAK.
Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.
Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë pallate nga Jamarbër Malltezi.
Për këtë çështje u paraqit sot në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Medi