Shkruan Av. Pal Shkambi
Juristja Eni Çobani mashtron hapur publikun, duke maskuar provat dhe faktet për pronën truall të trashëgimtarëve të subjektit Shkambi, duke mbrojtur segmentin e mafies shtetrore, në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Së pari, dua t’u rishpreh përsëri ngushllimet më të sinqerta familjes Kalaja, të gjithë të afërmve, miqve dhe kolegëve për humbjen e të dashurit të tyre.
Publiku pret nga shteti zgjidhjen e konfliktit të sajuar mes palëve, që vetë segmente të shtetit e kishin sajuar në 33 vite, i cili bëri kurban gjyqtarin. Për çudi hallkat e shtetit po bëjnë sehir për konfliktin e rrezikshëm që vazhdon të ushqehet, kjo është histori e dhimbshme që provon dështimin e sistemit. Kjo histori pronash, nuk është vetëm e trungut Shkambi, por është e të gjithë shqiptarëve për 35 vite me rradhë.
Fjala e Ramiz Alisë përpara Byrosë Politike në vitin 1989
“Të sekuestruarve dhe të shpronsuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që” t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre, dhe në forma të ndryshme, do t’i ngatrrojmë me njëri -tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata ku do të zbatohet rrotacioni, nga gjykata e shkallës së parë në të dytën dhe për “defekte teknike” do të kthehen përsëri në të parën.”
1.“Në emisionin “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea fillimisht i shprehu ngushëllime familjes Kalaja, ndërsa pyeti Eni Çobanin se çfarë e çoi familjen Shkambi deri në këtë akt ekstrem.”
“Çobani filloi shpjegimin duke treguar zanafillën e problemit: “Ku fillon historia?
Me këshillin bashkiak të qytetit Shkodër të vitit 1992 ku i jepen disa ambiente të Shkollës së Ulët të Ndërtimit këtyre qytetarëve të cilët banojnë akoma sot në këtë ndërtim.
Ajo shtoi se kontrata e qirasë e lidhur atëherë ishte vetëm për “6 muaj deri në 12 muaj por, i kemi akoma sot, pas 33 vitesh.”
Juristja Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025, bëri mashtrimin më të turpshëm të rradhës përpara opinionit publik, duke deformuar dhe manipuluar publikisht provat dhe faktet për pronën truall të trashëgimtarëve të subjektit Shkambi të trashëguar nga trashëgimlënësi Binak Pjetri (Shkambi).
1. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
Në vitin 1992, Bashkia Shkodër u kishte dhënë disa ambiente të Shkollës së Ulët të Ndërtimit këtyre të pastrehëve për një periudhë 6-12 muaj, të cilët banojnë akoma edhe sot në këtë ndërtesë.
Njëri nga pronarët e ligjshëm Gjon Shkambi për fat të keq, ka qenë pikërisht një vit më parë në këtë emision, më 6 tetor 2024, konçidon fiks një vit ma parë.
Konflikti që precipitoi deri në këtë ngjarje të dhimbshme, është trajtuar nga vetë Eni Çobani në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan më 6 dhe 20 tetor 2024 të vitit të kaluar nga vet ajo, përpara gjithë opinionit publik.
Ngjarja, gjëma që thotë ajo: “mund të them, ndodhi më 6 tetor 2025. Ishim në kërkim të së vërtetës. Sigurisht një ngjarje e papritur, nuk e imagjinuam që do të shkojmë deri këtu dhe na i la gjërat përgjysmë.” Thotë ajo.
Ajo me djallëzitë e saj mjegulloi edhe më tej publikun dhe aktivizoi vazhdimsinë e konfliktit, duke u përpjekur ta degjenerojë totalisht problemin, ashtu siç vepron me të gjithë shqiptarët e margjenalizuar për çështjet e tyre, për t’i çuar drejt tragjedisë.
Nga njëra anë thotë; “Koha është shumë e çuditshme, 6 muaj deri në 12 muaj. Këta banorë brenda një viti duhet të largoheshin. Mbaronte pikërisht kontrata e qirasë. Por kontrata për banorët ishte vetëm 12 muaj dhe nuk dihet ende mbi ç’baza ata vijojnë të qëndrojnë në godinë.
Gjon Shkambi rezulton të jetë pronari me certifikatë ligjore që nuk u ekzekutua kurrë. Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër duke çuar në atentatin e kryer nga Elvis Shkambi.”
“Në fund të rubrikës ku tha se “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti.” Sot e kësaj dite, bashkia Shkodër thotë se ka njerëz që banojnë në një godinë shtetërore dhe duhet t’u marrë qira, por kjo nuk dihet nëse ndodh.”
Juristja Eni Çobani i ndërsen palët kundër njëra- tjetrës
2. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025,
“Në vijim, #Çobani detajoi procesin e pronësisë:
#Përpjekjet për pronësi (1994-2002): Ajo shpjegoi se në vitin 1994, gjyshi i Elvisit, #Binak #Shkambi #Pjetraj, u njoh pronar me vërtetim të faktit juridik nga Gjykata e Shkodrës. Në vitin 1996, Komisioni i Kthimit të Pronave i njohu familjes 18 mijë e ca metra katrorë (nga 66 mijë që pretendonin). Në vitin 2002, Mark Shkambi (babai i Gjonit) fitoi përfundimisht të drejtën e parablerjes për objektet shtetërore, dhe ky vendim nuk u apelua.”
2. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
I vetmi trashëgimtar i trungut familjar i autorizuar për të fituar trojet e Binak Pjetri (Shkambi), që nga viti 1992, që filloi kalvari 33 vjeçar jam unë Av. Pal Shkambi, dhe askush tjetër, meqenëse kisha filluar studimet në fakultetin e drejtësisë.
Në vitin 1993, në qendër të Shkodrës është organizuar greva e urisë nga shoqata e Ish pronarëve, kjo grevë urie ka zgjatur plot 22 ditë, i ngujuar isha në qendër të Shkodrës.
Nga viti 1992- 1996 kam bërë me dhjetra gjyqe me gjyqtarë të ndryshëm në të gjitha shkallët e gjyqësorit, nga gjykata e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit e është rikthyer sipas porosisë së katovices për gjykim në shkallë të parë përsëri, ky cikël është përsërit disa herë.
Theksoj se i vetmi trashëgimtar i autorizuar nga të gjithë fisi për trojet e Binak Pjetrit (Shkambi)isha vetëm unë Pal Shkambi, për t,u përball me drejtësinë në gjyq për trojet e Binak Pjetrit, jam marr vetë unë dhe askush tjetër dhe të gjitha përgjegjësitë dhe përballjet me drejtësinë janë vetëm të miat. Trojet e Binak Pjetrit i kam fituar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Gjykatën e Rrethit Shkodër me dt.31/10/1994, në Gjykatën e Apelit Tiranë me dt. 21/12/1994, në Gjykatën e Lartë të Tiranës (KML) me dt. 01/ 12/1995.
Me legjitimimin e pronës truall në të gjithë nivelet e pushtetit gjyqësor kam paraqit dosjen me dokumeta në Komisinin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Bashkisë Shkodër dhe me datë 05-07 1996, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i përbërë Kryetar – Artan Rroji. N/Kryetar – Astrit Bushati, Anëtare – Aishe Ahmetaga, Genta Bushati, Guljem Serreqi, Mikel Mushani, Gjovalin Prela, Bernard Ashiku.
U mblodh sot me dt. 05. 07. 1996 dhe mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga trashëgimtarët e Binak Pjetri(Shkambi), sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish pronarëve Nr. 7698 dt. 15/04/1993. Nga shqyrtimi i dosjes Nr. 1315 i pronësisë të Binak Pjetri.
1. Sipas vendimit të Gjykatës Nr.3061 dt.31 10.1994, vërtetohet fakti juridik i pronësisë se Binak Pjetri mbi një sip. prej 60 000m2 të ndodhur në Lagjen “ Shkodër Skenderbeg” Shkodër me kufitarë: Veri prona e Ndrek Kurbinit, Jug me Fabrikën e Verës pronë e Kakarriqve, dhe me pronën e Col Shpendit, në lindje me pendën e Kirit, dhe në perëndim me rrugën nacionale.
2.Sipas vendimit të datës 27.12.1958, lëshuar nga seksionii i kadastrës me 06.01.1994, vërehet se Z. Binak Pjetrit i është marrë toka nga Nd. Metalike….
3. Sipas dëshmisë së trashëgimisë nr. 464 dt. 15.12.1993 rezulton se trashëgimtarë ligjor të Z. Binak dhe Syk Shkambit ( Pjetrit) janë:
1. Ded Binak Shkambi 2/6 pjese 3. Marash Kol Shkambi 1/6 pjesë
2. Martin Kol Shkambi 1/6 pjese 4. Mark Gjergj Shkambi 2/6 pjese
Dokumetacioni është i plotë dhe në përputhje me ligjin.
Grupi i ekspertëve ka kontrolluar në vend pronën dhe vëren se:
Prona sot është e zënë me objekte ndërmarrjesh e sheshe funksionale si dhe me shkollën e rezervave…
Për sa më sipër komisioni Bazuar në Ligjin Nr. 7698 dt. 15/04/1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”
Vendosi:
Në favor të Z Ded Binak Shkambi, Martin Kol Shkambi, Marash Kol Shkambi, Mark Gjergj Shkambi të njohë në pronësi (sipas Vendimit të Gjykatës Nr.3061 dt.31.10 1994) 60 000m2 dhe të trajtojë për kthim dhe parablerje 15 000m2, bazuar në nenin 5 paragrafi 2, pra prona prej 60dynym Sipërfaqja prej 15 dynym trajtohet dhe sipërfaqja prej 45 dynym nuk trajtohet për efekt të ligjit.
Konkretisht në pikën1 të vendimit të KKKP:
Në favor të Mark Gjergj Shkambit në zbatim të nenit 16 dhe 21 sip. 4053m2 ( Katër mijë e pesëdhjetë e tre e zënë me sip. prej 1307m2 nga 4 objekte me sip. prej 2746 m2 është territori i këtyre objekteve të shkollës rezerva dhe konviktit.
3. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
#Blerja e objektit dhe #ekzekutimi: Në vitin 2012, Gjon Shkambi bleu godinën me çmimin “160 milionë të vjetra” nga Ministria e Financave dhe Bashkia Shkodër dhe mori certifikatën ligjore të pronarit, e cila megjithatë “nuk u vu kurrë në ekzekutim”.
3. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
Mark Gjergj Shkambi u bë pronar i truallit nga KKKP Shkodër që nga dt. 05. 07.1996, me vendimin e KKKP Shkodër, vërehet se: Në favor të Mark Gjergj Shkambit në zbatim të nenit 16 dhe 21 sip. 4053m2 ( Katër mijë e pesëdhjetë e tre e zënë me sip. Prej 1307m2 nga 4 objekte me sip. Prej 2746 m2 është territori i këtyre objekteve të shkollës rezerva dhe konviktit, e si pasojë të gjithë trashëgimtarët e tij, djem dhe nipa.
Theksoj se: Elvis Shkambi është i biri i Gjeloshit, Gjeloshi është i biri i Markut, Marku është i biri i Gjergjit dhe Gergji është i biri i Binak Pjetrit (Shkambi), pra Elvisi dhe Gjoni janë pronarë të ligjshëm të truallit që nga data 05. 07. 1996.
4. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
“#Kthesa fatale (2021-2025): Vëmendja u kthye te gjyqtari Astrit Kalaja. Çobani theksoi se në vitin 2021, i ndjeri z. Astrit Kalaja si relator në Gjykatën e Apelit, rrëzoi kërkesën e Pal Shkëmbit (xhaxhait të Gjonit) dhe “nuk ka njohur përfundimisht familjen Shkëmbi” për themelin e pronës. “
4. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
E nderuar juriste Çobani! Të lutem referoju dokumentit të KKKP-së Shkodër.
Në favor të Z Ded Binak Shkambi, Martin Kol Shkambi, Marash Kol Shkambi, Mark Gjergj Shkambi të njohë në pronësi (sipas Vendimit të Gjykatës Nr.3061 dt.31.10 1994) 60 000m2 dhe të trajtojë për kthim dhe parablerje 15 000m2, bazuar në nenin 5 paragrafi 2, pra prona prej 60dynym Sipërfaqja prej 15 dynym trajtohet dhe sipërfaqja prej 45 dynym nuk trajtohet për efekt të ligjit Nr. 7698 të dt.15.04.1993.
Në vitin 1992, trashëgimtarët e të ndjerit Binak Pjetrit i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Shkodër, me përfaqësues me prokur të posaçme nga Pal Shkambi, me anë të një padie nëpërmjet të cilës i kërkojnë gjykatës vërtetimin e faktit juridik të pronësisë se Binak Pjetri, ka patur një sipërfaqe trualli të ndodhur në lagjen “Skenderbeg” të qytetit të Shkodrës, kërkesë kjo që bëhet për efekt të ligjit Nr. 7698 të dt.15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave.”
Në shqyrtimin e seancës gjyqësore kanë qënë të paditur:
1. Dega e Financave të Bashkisë Shkodër e cila është përfaqësuar me prokurë nga Astrit Bushati – Jurist.
2. Zyra e Kadastrës së Rrethit Shkodër, përfaqësuar nga Bepin Pistulli.
3. Prokuroria pranë Gjykatës Shkodër, me pjesëmarrjen e prokurorit Z. Hajdar Cakoni.
Pala paditëse ka paraqit përpara Gjykatës së Rrethit Shkodër provat dhe faktet të pakontestueshe. Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se Binak Pjetra në vitin 1958 me anë të një lutje me nr.2/1030 ka kërkuar ti hiqet barra e detyrimeve finaciare, pasi toka që ka patur në pronësi i është shtetëzuar nga Kooperativa Metalike dhe N. SH Komunale “Muhamet Gjollesha”.
Këtë lutje e ka shoqëruar edhe me dy vërtetime nga Kooperativa e Artizanatit të Kombinimeve. Këtë fakt e tregon një dokument i lëshuar nga zyra e Kadastrës e dt. 06/01//1994 dhe që përbën një fillim prove me shkresë.
Kjo lutje është pranuar përpara gjykatës dhe të pranishmëve edhe nga dy anëtarët e këtij komisioni që kanë shqyrtuar lutjen, Z. Rrok Brozi dhe Z. Njazi Dizdari , janë pyetur në cilësinë e dëshmitarëve dhe kanë vërtetuar një fakt të tillë, janë shprehur në përputhje me kërkes padinë, duke vërtetuar pretendimet e paditësit. Përpara gjykatës janë paraqit shumë prova dhe fakte të tjera . Për këto arsye konform nenit 131-132 të K.Pr.C Gjykata me datë 31/10/1994 Vendosi:
Vërtetimin e faktit juridik të pronësisë së Binak Pjetri mbi një siperfaqe 60.000m2 të ndodhur në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër dhe që kufizohet nga veriu me pronën e Ndrek Kurbinit, në jug me fabrikën e verës pronë e Kakarriqve dhe me pronën e Col Shpendit, në lindje me pendën e Kirit, dhe në perëndim me rrugën nacionale për në fshatin Bardhaj.
Kundër vendimit kanë bërë ankim për në Gjykatën e Apelit Tiranë, pala e paditur dhe kjo Gjykatë me vendimin Nr. 5232, datë 21.12.1994 ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit Nr. 3061, datë 31.10. 1994 të Gjykatës së Rrethit Shkodër.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit ka ushtruar KML Kryetari i Gjykatës së Kasacionit dhe kjo Gjykatë me vendimin e saj Nr.1853 datë 01.12.1995 ka vendsur: Lënien në fuqi të vendimit 5242 datë 21.12. 1994 të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave pranë bashkisë Shkodër, me kërkesë të trashëgimtarëve të subjektit Binak Pjetri (Shkambi) me datë 05.07.1996, ka marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur sipas ligjit Nr 7698 dt.15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave.”
Më këto deklarime të saj del qartë se Juristja Eni Çobani ose është e papërgjegjshme ose është manipulatore.
Në vitin 2008 trashëgimtarët e subjektit Shkambi i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër bazuar në ligjin nr. 9235 datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” truall me sipërfaqe 45000 m2, pronë e njohur por e patrajtuar për efekt të ligjit, Nr. 7698 të dt.15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave.”
Gjykata e rrethit Gjyqësor Shkodër, me datë 26.09 2008, Vendosi: Për caktimin e detyrave ekspertëve Z. David Franja dhe Z.Simon Poja.
1.Të përcaktohet Sipërfaqja e njohur, por e patrajtuar nga pala e paditur me vendimin nr.1158 me datë 05.07.1996, duke pasqyruar në skicë, në hartë, të gjitha objektet që ndodhen mbi këtë sipërfaqe sipas verefikimeve në vend dhe në hartat e ZVRPP Shkodër.
2.Duke iu referuar gjendjes juridike e zënë apo e lirë,sipas verefikimeve ZVRPP Shkodër të përcaktohet sipërfaqja e shesheve funksionale që zënë objektet e rregjistruara në këtë zyrë.
3. Në emër të kujt figurojnë të regjistruara pasuritë e paluajtshme që ngrihen mbi sipërfaqen e truallit prej 45 dynym të patrajtuara nga pala e paditur në verefikimet që do bëhen në hartat që ndodhen brenda dosjes gjyqësore dhe nëse është e mundur edhe në hartat e ZVRPP Shkodër.
4. Të përcaktohen sipërfaqet e lira që ngelen pas përcaktimit të objekteve dhe sipërfaqeve të shesheve funksionale të parregjistruara në ZVRPP Shkodër, që verifikohet pas kthimit të përgjigjeve të dy pyetjeve të mësipërme.
5. Nëse ka rrugë brenda kësaj sipërfaqeje të bëra me vend dhe në hartat që ndodhen në ZVRPP Shkodër.
6. Nëse po, cili është destinacioni funksional i tyre.
7. Ky vendim hartohet në tre kopje për ekspertët, për t’u njohur palët dhe e fundit për t’u bërë pjesë e dosjes gjyqësore.
8. Palët prezent morën dijeni.
9. Seanca e ardhshme gjyqesore me datë 23.10.2008, ditë e Enjte ora 9.30 me vendimin e saj datë 26.09 2008
E nderuar juriste Eni Çobani! U siguroj se ekspertët Z. David Franja dhe Z.Simon Poja iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të ngarkuara nga gjykata dhe i realizuan detyrat e tye brenda ligjit, duke i dorëzuar aktet e ekspertimit në kohën e caktuar nga gjykata.
Nëse je e interesuar mund t’u vë në dispozicion aktet e ekspertizës.
Lind pyetja për ju Znj. Eni! Pse gjykata nuk e trajtoi këtë pronë të njohur,pasi e mori ekspertizën sipas vendimit të saj? Mos morën urdhër nga lart, apo nuk i korruptova?
Kjo gjykatë e ka mbajtur 4 katër vite këtë çështje pa vendim përfundimtar, duke ndryshuar trupin gjykues, deri në Maj të vitit 2011, dmth rreth 4 vite.
Me datë 06.06.2011, jam ankuar në Gjykatën e Apelit Shkodër, dhe këtë çështje e ka patur Gjyqtarja Marina Rraboshta e cila ishte e komanduar nga Znj. Jozefina Topalli dhe e mbajti mbi 5-6 vjet stok, pastaj dosja kaloi tek gjyqtari Astrit Kalaja.
Jam i kalitur me durim se kam 30 vjet shkollë dy të mesme dhe tre të larta, Jurist, Ekonomist dhe Psikolog Klinik dhe kam rezistuar kalvarin 33 vjeçar pas dyerve të gjykatave për të drejtat e trungut, kështu që unë pres vetëm bindjen e brendshme të Gjykatave.
Tani çështja ndodhet në gjykatën e Lartë, ku janë edhe të gjithë dokumetat, besoj se e fitoj, por jam i motivuar ta vazhdoj deri në fund të drejtat e trungut tim. E nderuar Eni! Alibia e juaj nuk qëndron aspak.
5.Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
#Kontradiktat me dokumentet: Juristja zbuloi një detaj tronditës: “Dokumentet sot të familjes Shkambi janë djegur! Janë zhdukur! Nuk gjenden!” Ajo shtoi se “Pala e banorëve të godinës” pretendon se dokumentet janë falsifikuar, ndërsa ajo vetë ka kërkuar dokumentacionin në Arkivin Qendror Shqiptar ku “nuk rezulton, nuk njihet emri Binak Shkamb Pjetraj.”
5. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
Grabitësit përvetësues në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe të mbështetur nga mafia politike kanë grabitur pronën tonë me të gjitha format dhe mënyrat e padrejta, duke na akuzuar ne pronarër e ligjshm pa asnjë provë apo fakt.
Në vendimin nr. 64(1682) të datës 07. 05. 2014, me palë të interesuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër përfaqësuar nga Prokuror Fatmir Lushi e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Bëj me dije mbarë opinionin publik se personat që kanë privatizuar objektet në trojet tona dhe personat e strehuar në objektin në fjalë të kushërive, kanë bërë kallëzime që nga viti 2012 e në vazhdim në grup në bashkëpunim me njëri – tjetrin përpara Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër dhe përpara Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka bërë hetime të thelluara, por nuk kanë paraqit asnjë provë dhe fakt, real.
Në këto rrethana Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka vendosur rrëzimin e këkesës së përfaqësuesit të kërkuesve, Rakip Kurtaj, duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për pushimin e procedimit Penal nr.1267 të vitit 2012.
Sipas juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan: Trashëgimtarëve të subjektit Shkambi u janë djeg dokumentat kur është djegur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nuk kanë të depozituar në asnjë insitucin shtetëror dokumenta që provojnë pronësinë e tyre. Kjo deklaratë është sa e papërgjegjshme, aq e pavërtetë pasi nuk është faji i jonë apo i shtetasve për të siguruar dokumentat në institucionet e shtetit, por është shteti përgjegjës për të siguruar institucionet Kushtetuese.
Shteti Shqiptar duhet të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale dhe publike përgjegjësit e këtyre veprimeve të zhdukjes së dokumentave në çfarëdo aspekti qofshin ato, ky fenomen nuk është rastësor, por është i gjithë shoqërisë tonë, gjë për të cilën shoqëria shqiptare është kaq shumë e dëshpëruar.
Jam më se i bindur se dokumetacioni i pronësisë të trungut Shkambi, ndodhet në shumë institucione të shtetit Shqiptar, konkretisht:
1. Në Gjykatën e Lartë të Tiranës, dosja është e plotë për trajtim të sip. truall të njohur nga gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor deri dhe gjykata e Lartë, por edhe Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave Shkodër, Theksoj se dokumetacioni është i plotë.
2. Në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë (KKKP), dosja është absolutisht e plotë me të gjitha provat dhe faktet, është depozituar që në vitin 2006 për trajtim të pjesës së patrajtuar.
3.Në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Konfliktit të Interesit, janë të gjithë dokumentat dosja është e depozituar në Gusht 2017, me rastin e zgjedhjes time në Organet e Vetingut nga ONM dhe votuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
4. Të gjitha dokumetacionet që janë përdorur për njohjen dhe trajtimin e truallit pronë për pronësi e trashëgimtarëve të subjektit Binak Pjetri(Shkambi) i disponoj edhe unë si i vetmi përfaqësues i trashëgimtarëve të subjektit Shkambi.
6. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
#Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej sërish për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, një situatë që, sipas Çobanit, “çoi në atë humbje logjike të një djali 30-vjeçar sikundër ishte Elvis Shkambi”.
6. E Vërteta e Av. Pal Shkambi, mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi)
E nderuar Eni!, Siç e keni theksuar dhe ju, Gjon dhe Elvis Shkambi, janë marrë vetëm me privatizimin e shkollës së rezervave dhe konviktit. Ata kanë hap çështje gjyqësore vetëm për lirimin e sendit, (të shkollës së rezervave dhe konviktit), që janë pronarë të ligjshëm, meqenëse e kanë privatizuar me të drejtë parablerje që në vitin 2012, dhe disponojnë dhe vërtetimin e pronësisë.
Me pronësinë e tokës, nuk është marrë askush tjetër, i vetmi trashëgimtar që është marrë me pronësinë e truallit të Binak Pjetrit (Shkambi) jam unë Av. Pal Shkambi, bile dhe në disa raste që kanë tentuar t’ua marrin me dokumenta të fallcifikuara dhe mbivendosje, konkretisht në çështjen e Mark Shkambit me çështjen e vendimit nr. 127 datë 04.04.2005, përfaqësuar nga Av. Pal Shkambi, është provuar çdo gjë manipulative dhe kanë kërkuar falje.
Kam patur edhe raste të tjera me palë grabitëse të ndjerin Gjergj Deda ish shefi i Krimeve Shkodër dhe ish Oficerin e Doganave Pjetër Logareci, të cilët më kanë akuzuar tek krimet e larta dhe Prokuroria e Rrethit dhe i kam fituar çështjet deri edhe në gjykatë të lartë.
Këtë pronë Binak Pjetri ia ka ble Mbretit ZOG me napolona Ari, rreth vitit 1935, në kohën kur ai ka filluar me mbledh arin, Binak Pjetri njihej me Mbretin ZOG.
Kam ba pafundësisht gjyqe në të gjitha nivelet e gjyqësorit për këto prona edhe pse ka patur ndërhyrje pafund, deri edhe në gjykatën e Lartë, gjatë interesimit tim i kam gjetur tre deputet për të nderhyrë në çështjen time, në fund të fundit të gjitha i kam fituar.
Për pronat e Binak Pjetrit është i informuar i gjithë populli i Shkodrës, Dukagjinit deri në Kosovë, se dera e Binak Pjetrit ka kenë e hapur për gjithkënd.
Trojet e Binak Pjetrit janë të pacenuara asnjë centimeter ashtu siç i ka njohur gjithë pushteti gjyqësor deri dhe gjykata e Lartë, i ka trajtuar KKKP Shkodër, të cilët janë dyert e para të Shkodrës, por posedojnë objektet në kundërshtim me ligjin të mbështetur nga segmentet kriminale.
Në vitin 2004 ndryshoi ligji Nr. 7698 dt. 15/04/1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave të Ish Pronarëve” me Ligjin Nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave të Ish Pronarve, gjoja në favor të ish pronarve. Meqenëse ndryshoi ligji me datë 06. 5.2008, trashëgimtarët e subjektit Shkambi i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër të përfaqësuar nga unë Av. Pal Shkambi, për kthimi dhe kompensimin e pronës truall të njohur por të patrajtuar për efekt të ligjit Nr. 7694 dt. 15/04/1993 sipërfaqe prej 45000 m2, pronë e njohur por e patrajtuar.
7. Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
“#Çobani e përmbylli shpjegimin e saj me një apel ndaj institucioneve: “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti!”
Ajo ngriti pyetjen e fundit: “Kemi një bashki e cila akoma sot pretendon që ka njerëz në një godinë shtetërore, duhet t’u marrë qira dhe unë nuk e di ata njerëz paguajnë qira apo jo.”
7.Të pavërtetat e Juristes Eni Çobani në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të datës 12. 10. 2025
Në këtë rast lind pyetja për Eni Çobanin:
A mund t’u marrë Bashkia Shkodër qira të strehuarve provizor, kur Bashkia ia ka shitur objektin pronarit legjitim të tokës Gjon Shkambit që nga viti 2012 ?
Kur Bashkia ia ka shitur objektin pronarit legjitim të tokës Gjon Shkambit që nga viti 2012, a ka detyrim ligjor Bashkia Shkodër t’ia kthejë (sendin) objektin e rezervave.
Eni! Pra, për një gjë të shitur, a mund të marrësh qira?
Ish Kryetari i Bashkisë Shkodër Z. Lorenc Luka duhet të përgjigjet përpara organeve kompetente penalisht në bazë të ligjit për shpërdorim detyre, për pasojat e tragjedisë që passolli, i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij, çoi në këtë ngjarje tragjike.
Kalvari 33 vjeçar i gjyqeve të pavend për pronat legjitime të regjistruara çoi në ngjarjen e dhimbshme, duke krijuar rrethana të një gjendjeje të dëshpëruar të autorit që e ka kryer krimin në një tronditje së lartë psiqike duke humbur vetëdijen.
Këta të strehuar në vitin 1992 nga Bashkia Shkodër, për 6 muaj i kemi edhe sot në këto ambjente të cilët kanë mbështetje nga segmenti mafie, mirëpo përgjegjshmëria e shtetit duhet të lirojë sa më parë pronën legjitime familjes Shkambi.
I gjithë publiku është i tronditur për këto padrejtësi edhe trashëgimtarët Shkambi presin patjetër reagimin e kryetarit të sotëm të Bashkisë Shkodër Z. Benet Beci, për të përmbushur kontratën e hershme të Bashkisë Shkodër në mes palëve.
Bashkia Shkodër me kryetar Z. Benet Beci, besoj se duhet të angazhohet menjëherë për lirimin e objektit të pronarit të ligjshëm Z.Gjon Shkambi, bazuar në kontratën e shit- blerjes të vitit 2012 mes Bashkisë Shkodër dhe pronarit të ligjshëm të truallit e objektit Z. Gjon Shkambi, bazuar edhe në zbatimin e vendimeve të Gjykatave të herëpashershme, të cilat kanë urdhëruar zyrën e përmbarimit për lirimin e objektit.
Zoti pastë mëshirë për popullin Shqiptar! Amen








