Edhe ky drejt burgut si pastrues parash? Gjergj Luca: Në SPAK do flasim të vërtetat

0

Biznesmeni Gjergj Luca përmes një videoje të postuar në Facebook, i është përgjigjur akuzave që janë bërë ndaj emrit të tij përmes një shkrimi publikuar në median online Pamfleti.

Në këtë shkrim Luca cilësohet si pjesëtar i një grupi kriminal, pastrues parash, investitor strategjik, etj., teksa ai shprehet se është i gatshëm të përballet në SPAK me “gjobëvënësit mediatikë”.

“Gjergj Luca fillon betejën historike! Për shpifësit dhe gjobëvënësit, për ata gazetarë që profesionin e nderuar e kanë kthyer në moçal dhe baltosje sistematike erdhi momenti të ballafaqohemi aty ku takohen kurajozët. Në prokurorinë e SPAK-ut takohemi ditën e hënë për t’ia thënë të vërtetat në sy njëri-tjetrit…’’, shprehet Luca ndër të tjera.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu