Tirana priti dje dhe sot 2 Samite të rëndësishme, atë për Ukrainën dhe për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor, ku pjesëmarrës ishin liderët e vendeve të rajonit dhe disa zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.
Por gjatë të dy Samiteve u vu re pjesëmarrja e Alex Soros, djalit të filantropit George Soros, i cili qëndronte pas Ramës në mbledhjet e Samiteve.
Ndërkohë, sot ai iu bashkua edhe fotos familjare të pjesëmarrësve në këtë Samit, teksa nuk dihet se cili ishte roli i tij dhe përse ai është përfshirë në këto mbledhje të rëndësishme që nuk kanë lidhje me kompanitë që ai drejton.
Alex Soros është parë shpesh të shoqërohet me kryeministrin Rama, madje e ka cilësuar edhe si “vëlla”, por miqësia me kryeministrin duket e pamjaftueshme për të qenë pjesë e këtyre organizimeve me kaq rëndësi.
Akoma nuk dihet se me çfarë detyre apo pozicioni Alekandër Soros është i përfshirë kaq shumë në punët e qeverisë dhe në samite të tilla!