Shkruan Zef Ndreka
Për të lënë “trashëgimi” në partinë përsonale e familjare të Berishës, si risi, ky i fundit “shpiku” primaret për të përçarë edhe më tej mbështetësit e tij në foltore.
Donte ti mbyllte në raundin e parë të datës 4 dhjetor të gjitha primaret, sepse Berisha nuk ka më kohë. Për këtë, pasi i përzgjodhi emër për emër “fituesit” kandidatë të foltorës, “specialistët” e tij, përgatitën më parë gjithçka sipas skenarit dhe votuesit e mashtruar veçse votuan kot, sipas skemës së Stalinit: nuk ka rëndësi kush voton, por kush i numëron!
Kjo ka ndodhur në të gjitha degët e foltores ku u zhvillua gara për primare brënda llojit.
Ka ndodhur në Lezhë , në Mirdite, në Kurbin, në Tiranë, në Kamëz, kudo ku kishte kontestime.
Për t’i hedhur hi syve të vëzhguesve, u shpik një tjeter marifet.
Po tregoj për konkretizim rastin që ndodhi në Mirditë.
Me dt 4-dhjetor, kandiduan 6 përsona. Ndër to , ishin kryetari dhe sekretari i degës së foltorës si dhe katër kandidatë të tjerë që dolën më se të zhgënjyer për numrin e votave që morën.
Me datën 4 dhjetor, nga lista e tej fryrë me 1900 anëtarë të pa njohur, ndërmjet tyre edhe socialistë e të vdekur, votuan rreth 600 përsona dhe dolën në balotazh kryetari Melyshi dhe sekretari Lala me diferencë rreth 90 vota. Të tjerët morën vota të pa përfillshme!
Raundi i dytë, ishte më “i lehtë”, pasi ishin vetëm dy konkurrent!
Si për çudi, u shtua numri i votuesve dhe kapi shifrën rreth 1000 përsona, dhe rezultati, nxorri një diferencë në votimin përfundimtare rreth 225 vota më shumë në favor të Melyshit.
Por çfarë ndodhi në këto votime?!
Si mund të rritej numri i votuesve në këtë mënyrë?!
Po e analizojmë:
Sipas proçes-verbalit dhe orarëve të dinamikës së votimit, deri në orën 17.00 kishin votuar rreth 500 votues.
Pastaj, për kohën e mbetur deri në 18.00 numri i votuesve rezultoi gati i dyfishuar!
Por një gjë, tjetër shumë e rëndësishme të bie në sy. Për 10 orë gjithsejt në gjithë proçesin e votimit, në një qënder të vetme, paskan votuar aq përsona të pa njohur, duke thyer rekorde që i bie për më pak se një minutë kohë për të identifikuar votuesin, për ti shënuar numrin e kartës së identitetit, për të firmosur, për të marrë fletën e votimit pa vulë e pa numër serie, për të kaluar në dhomën e fshehtë e për të votuar.
Kjo tregon se ka patur manipulime të parapërgatitura që në Tiranë.
Shto pastaj, se ka dyshime serioze për mbi 300 firma të hedhura nga një dorë për përsona që nuk kanë marrë pjesë në votim.
Kanë mjaftuar numrat e kartave të identitetit të votuesve që i kishin më parë patronazhistët.
Kjo gjë, do të vërtetohet nga ekspertë kriminalistikë dhe nëse rezulton e vërtetë, bie i gjithë proçesi kriminal i primareve.
Në kutinë e votimit me dt 11-dhjetor janë gjetur vetëm votat reale të kandidatit Lala të votuara nga demokratët, por që rezultoi humbës!
Është fakt, se demokratët morën një goditje në këto primare dhe shpresojmë që “petat e lakrorit” të dalin sa më parë dhe minimumi të përsëritën zgjedhjet dhe manipuluesi të marrë atë që meriton me ligj, edhe pse është parti jo zyrtare!
Në vijim do të botojmë edhe fotot e proçesverbaleve dhe firmat e votuesve ose të një votuesi.
Promoted Content











