Shkruan Qamil Gjyrezi
Në vitin 1991 gjatë demonstratës antikomuniste të zhvilluar në Shkodër mbeten të vrarë nga policia katër të rinj: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, te njohur edhe si “Dëshmoret e prill-it”. Në të vërtetë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka u u vranë pabesisht nga regjimi komunist. Edhe sot mbas 32 vitesh nuk janë gjykuar urdhëruesit e vrasjeve të 4 Dëshmorëve të 2 Prillit dhe komunisti i fundit në Ballkan dhe Europë Sali Berisha vazhdon të bëjë propagandë me ‘gjakun’ e tyre. Në këtë përkujtim natyrisht morën pjesë administrata e Bashkisë Shkodër, Foltorja, LSI-ja, që kishin dalë kryesisht të bënin ‘selfie’ për fushatën e ardhshme të 14 Majit.
Ngjarje të tilla me rëndësi politike nuk duhet të politizohen, mbasi iu takojnë të gjithëve. Në atë demostratë kam marrë pjesë edhe unë dhe atë ditë është plagosur një ish-nxënës i shkollës artistike ‘Prenkë Jakova’ Harris Murana, sot kryetarë i shoqatës së 2 Prillit. 2 Prilli ka qenë një ditë historike për të gjithë Shkodrën kryesisht të rinjtë shkodranë, që sot falë politikës së dështuar 32 vjecare janë larguar nga Shkodra dhe Shqipëria për një jetë më të mirë. Personalisht vlerësoj jetën që kanë dhënë për demokracinë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka dhe nuk kanë të drejtë politikanë të ‘akuzuar si minues të demokracisë’ të bëjnë propagandë me jetën e tyre, por sëpaku duhet të heshtin! Zoti Enkelejd Alibeaj shkruan për 2 Prillin: ‘Në nderim të jetës së dhënë nga heronjtë e demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka, të gjithë duhet të perulemi me respekt dhe të vlerësojmë më gjakftohtësi dhe seriozitet rrugëtimin politik të PD në këto 30 vjet. Në emër të vlerave të së cilës ata u vranë pabesisht nga regjimi komunist’.
Të gjithë duhet të përkujtojmë këtë ditë dhe në këtë kontekst po citoj përsëri Z. Alibeaj: ‘Përkujtimi dhe respekti ndaj atyre që jetën dhanë në 2 prill, bëhet me nderim e në heshtje. Me reflektim të ndjerë e të thellë për çka dhe përse amaneti i antikomunizmit, lirisë dhe demokracisë ende nuk është çuar në vend! E vend për faj e përgjegjësi ka për çdokënd që pati mundësinë për të kontribuar në këtë drejtim. Nëse nuk ka dashur a mundur sot duhet veçse të heshtë’! Propaganda dhe politizimi i ngjarjeve me rëndësi mbas 32 vitesh duhet të zevendësohet me ndërtimin e shtetit të së drejtës, rritjen ekonomike dhe integrimin e Shqipërisë, duke larguar ‘Trekëndëshin e Bermudës’ që e ka në ‘gjak dhe shpirt’ propagandën dhe politikën në shërbim të oligarkëve dhe interesave klanore dhe familjare! 2 Prilli 2024 duhet të jetë viti i ndryshimit pa propagandë dhe një Shqipëri të integruar në BE me mbeshtetje e SHBA-ve!