Edi Rama dhe Belinda Balluku po bashkëpunojnë me klanet e krimit

0

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh sot në selinë blu, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, foli për miratimin e kandidaturave që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha deklaroi se koalicioni opozitar përbëhet nga rreth 25 parti politike, të cilat sipas tij, përfaqësojnë rreth një të tretën e elektoratit shqiptar.

“Ky avantazh ka shkaktuar dëshpërim të thellë në kampin qeveritar,” u shpreh Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku se po përpilojnë listat e kandidatëve në bashkëpunim me klanet e krimit.

Sipas Berishës, në Partinë Socialiste janë flakur të gjithë socialistët e vërtetë, ndërsa vendet në lista po mbushen me eksponentë të botës së krimit dhe të afërm të pushtetarëve. Berisha solli si shembull përjashtimin e Petro Koçit nga ana e Ceno Klosit.

“PS nuk përfaqëson më socialistët e vërtetë. Kërcënimi është metoda kryesore me të cilën po përcaktohen kandidatët e tyre,” tha Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu