Edi Rama edhe vjedh edhe thotë, ‘ka mundësi mos na shqetësoni’?!

0

Analisti vlerëson se është e drejtë thirrja që populli të shkojë në Kuvend dhe të kërkojë llogari nga presidenti dhe kryeministri.

Shkullak tha se Rama ka arritur majat dhe se nuk ka nevojë të shqetësohet, ndërkohë që ai po vjedh Shqipërinë.

‘Thelbi është, je i detyruar që të japësh llogari, nëse ke përfituar nga benefitet e pushtetit. Nuk mund ta hedhësh lumin duke sharë opozitën dhe median se më të gjitha skandalet dalin të vërteta. Për inceneratorët kam qenë në debat me Edi Ramën dhe thoshte, si mundet të përmendësh me emra biznesmenë të nderuar që po investojnë miliona për ta bërë Shqipërinë të pastër.

Çfarë po ndodh me inceneratorët, kishim të drejtë ne apo Rama? Kishim të drejtë ne. Çfarë po ndodh me Portin e Durrësit, ti je me precedentë, je me karton të verdhë për këtë punë. Dhe këta nuk japin prap llogari.

Atëherë a ka të drejtë qytetari të shkojë te dera e parlamentit dhe e Edi Ramës të kërkojë llogari. Unë them që ka. Sepse këtu është arritur kulmi, nuk ka ndodhur as në republikë bananesh, se mirë që vjedhin, por a ka mundësi të mos na shqetësoni.

Ne do vjedhim, ju mos flisni, do pushoni. Por ne fjalën kemi. Opozita parlamentin ka, mediat atë që shkruajnë. Këta po na shqetësojnë thotë, këta nuk po na lënë të vjedhin rehat, sepse janë rublat e rusëve, kanaleve të ujërave të zeza, këta janë pa din e iman, e pa atdhe, ndërkohë që atdheun e rropi, na la pa asgjë’, tha analisti Armand Shkullaku.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu