Ish kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat të hënën se kryeministri Edi Rama është nën hetim nga Gjykata e SHBA lidhur me çështjen ish-zyrtarit të FBI
Sipas Berishës, prokurori amerikan ka marrë autorizim nga juria e madhe prej 24 vetash për të hetuar Edi Ramën.
Në dokumentin e cituar nga Berisha, kryeministri Edi Rama është zyrtari i vetëm që përmendet nominalisht me emër dhe ku thuhet se bisedat, takimet, udhëtimet dhe kontaktet e McGonigal me Agron Nezën dhe Ramën duhet të paraqiten në Gjykatë.
“Mashtojnë duke thënë se Edi Rama nuk është në hetim. Edi Rama është në hetim nga gjykata e SHBA.”, tha Berisha ndër të tjera, referuar dokumentit që shihni më poshtë.
Berisha gjithashtu sulmoi edhe ambasadoren Yuri Kim dhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha që po heshtin në lidhje me këtë rast.
Duke iu referuar burimeve të tij, Berisha tha se Yuri Kim i ka kërkuar Ramës që të mos flasë për këtë skandal. Gjithashtu, ai nuk beson dhe se kreu i qeverisë ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore duke e konsideruar si grip diplomatik.