Kryeministri Edi Rama duket i vendosur për kanabizimin e Shqipërisë, ku përveç hashashit mjekësor, qeveria mund të lejojë edhe përdorimin vetjak. Dje gazet..a zbuloi detaje nga projektligji i qeverisë, i cili parashikon rregullimin dhe kontrollin të kultivimit, përpunimit dhe eksportimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, të destinuar për qëllime mjekësore dhe industriale. Por duket se përveç hashashit mjekësor, qeveria do të lejojë edhe përdorimin vetjak. Lajmi është bërë dje i ditur nga kryeministri Rama gjatë një konference për mediat, i cili mes të tjerash theksoi se në Këshillimin e ardhshëm kombëtar, do të pyeteshin edhe për përdorimin vetjak. “Ajo që unë po them është kjo që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët. Kjo do bëhet. Do i pyesim edhe për kanabisin rekreativ, pra për përdorimin personal. Do i pyesim, do thonë po, do bëjmë atë. Kemi pyetur shqiptarët. Masivisht kam thënë po për amnistinë fiskale. Nuk kemi pse humbim kohe dhe të harxhojmë energji. Çdo gjë që bën njeriu ka të mira dhe të këqija, ne nuk rrimë pa bërë asgjë që të mos marrim baltë dhe akuza. Siç thoshte i ndjeri Loro Boriçi, shiu ka punën e vetë, ne kemi tonën”, deklaroi Rama.
Edi Rama i hap rrugë përdorimit personal të hashashit
Promoted Content