“Kryeministri Edi Rama miraton dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për Diana Çulin. Pensioni i posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, që përfiton sipas ligjit nr. 7703. Vendimi hyri në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare 31 dhjetor 2021.”
Pas këtij lajmi ka reaguar menjëherë Bedri Blloshmi, ish i burgosur politik i vëllai i Vilson Blloshmit, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist:
“Edi Rama, lidhi pension të veçantë edhe babait tënd dhe dajës Spiro Koleka!
Sot mësova lajmin e publikuar në media se, Edi Rama i paska lidhur pension të veçantë Diana Çulit, e cila bëri Akt-Ekspertizën që çoi në pushkatim poetin Genc Leka.
Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i them Edi Ramës: Lidhi pension të veçantë edhe babait tënd dhe dajës tënd, Spiro Koleka!”