Edi Rama i sëmurë, bëhet operacion

0

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Rama u diagnostikua me apendisit akut.

“Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT”, thuhet në njoftim.

Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu