Edi Rama mandatohet për herë të katërt si kryeministër, përgjegjës edhe për funksionimin e “Diellës”

0

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot Edi Ramën si kryeministër për herë të katërt që prej vitit 2013. Kreu i shtetit e priti kryeministrin në një takim të shkurtër në Presidencë, ku i dha edhe dekretin.

Në dokumentin e nënshkruar prej Begajt, shihet se dekreti ka dy nene, ku përveç dekretimit të Ramës si kryeministër, është shtuar edhe një tjetër nen që ka të bëjë me ministrinë e Inteligjencës Artificiale.

“Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella””, thuhet në dekret.

Edi Rama mandatohet për herë të katërt si kryeministër,

Pas mandatimit si kryeministër, Rama do t’i dërgojë Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli një ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Pas propozimit të Kryeministrit, Presidenti do të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat. Së pari qeveria duhet të marrë votëbesimin në Parlament në ditët e ardhshme dhe më pas do të zhvillohet ceremonia e betimit në Presidencë.

Bëhet fjalë për 17 ministri, njëra prej të cilave si asnjëherë më parë, do të drejtohet nga një ministër virtuale Diella, e cila do të jetë shërbyesja e prokurimeve publike.

Ndërkohë nga kabineti i vjetër, janë larguar 8 ministria, të cilët janë angazhuar në poste të tjera, përveç Bora Muzhaqit e cila do të mbetet deputete. Pesë ministra rikonfirmohen në të njëjtat dikastere, pa ndryshime, ndërsa 4 lëvizin në Ministri të ristrukturuara, ndërsa rikthimi më i ri në drejtimin e një digasteri është Elisa Spiropali.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu