Bashkë me Spiropalin dhe Fugën, pjesë e delegacionit që shoqëroi Ramën gjatë episodit të shfaqjes me nota të larta propagandistike thuhet se ishte edhe kushëriri i Ilir Metës.
Dorian Duçka, ish-zv/ministri i MIE të cilin Rama e emëroi kur i kishte punët mirë me Metën, e më pas e shkarkoi kur ‘u prishën’, tashmë ka përfunduar këshilltar i kryeministrit menjëherë pasi marrëdhënie PS-LSI nisën të ngrohen sërish.
Djali i hallës i Metës thuhet se ka qenë një ndër shoqëruesit e Ramës gjatë vizitës në Ukrainë dhe është gjithnjë ai që e pëson pasi dyshja dashuri-urrejtje Meta-Rama ‘ndahen’.
Duçka është xholi i Metës nën mëngë, garancia se gjërat mes tyre shkojnë vaj…