Edi Rama po bëhet gati të godasë një tjetër media

0

Shkruan Bledian Koka

Tre muaj më parë News24 bëri një kronikë ku denoncoi largimin e turistëve të llahtarisur nga Golemi, por në të njëjtin edicion kishte edhe një kronikë tjetër ku thoshte se Tirana po gëlonte nga turistët, që është Tirana e Erion Veliajt. Televizioni në fjalë është futur mes një lufte. Lufta vazhdon.

Atë që i ndodhi sot News24 unë mendoj që do t’i ndodhë shumë shpejt një tjetër media kombëtare, por që është bërë po aq opozitare sa Syri. Ata që e ndjekin median rregullisht e kuptojnë se për këtë e kanë fjalën. Unë e shoh si betejë brenda llojit. Raporti mes medias dhe politikës nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Rama po jep mesazhin e tij, sigurisht është dëm për median, por është edhe për brenda llojit për ata që u shkon mendja se mund të dalin nga rreshtat.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu